Mbi 100 pasagjerë u vendosën në Gjermani për shkak të bashkëpilotit të dehur

Publikuar në Mars 31, 2018, 8:05 p.m.

Bashkë piloti i linjës ajrore të Portugalisë, TAP Air Portugal, u arrestua natën e së premtes në aeroportin e Shtutgartit pasi ai u dëshmua i dehur, pak përpara nisjes në Lisbonë, me më shumë se 100 pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Shtutgartit në Gjermaninë jugperëndimore, kështu thanë  prokurorët,

Pak përpara nisjes, një punëtor i aeroportit zbuloi se "bashkëpiloti dukej i paqëndrueshëm në këmbët e tij për shkak të alkoolit". Pas paralajmërimit të autoriteteve të aeroportit, policia gjermane hyri në kabinën e pilotit dhe e gjeti 40-vjeçarin në një gjendje "shumë të dehur ", sipas deklaratës të policisë

Prokuroria publike e Shtutgartit menjëherë pezulloi licencën e fluturimit të pilotit portugez dhe vendosi një pagesë prej 10,000 euro për lirimin e tij.

Pas incidentit, fluturimi u anullua dhe të gjithë 106 pasagjerë në bord u dërguan në një hotel, njoftoi agjensia gjermane e lajmeve DPA.

TAP ka shkruar të shtunën se pasagjerët do të jenë në gjendje të fluturojnë për në Lisbonë të hënën.



Burimi : Morocco World News