Trump: Do të largohemi shumë shpejt nga Siria, le të merren të tjerët me të

Publikuar në Mars 31, 2018, 1:38 a.m.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se do të tërhiqen shumë shpejt nga Siria. Ndërsa, Departamenti Amerikan i Shtetit ende nuk është i informuar për këtë plan.

“Arsyeja e vetme për të cilën ishim atje ishte ISIS. Nuk kishte ndonjë arsye tjetër. Ne e arritëm në një masë të madhe këtë qëllim” - deklaroi Trump, në një fjalim në Ohajo. Ai shtoi se: “Le të merren të tjerët me Sirinë.”

‘PO RIMARRIM ME SHPEJTËSI TERRITORIN’

“Ne do t’a përfundojmë kalifatin dhe po rimarrim me shpejtësi 100% të territorit”- tha Trump. Nuk është ende saktësisht e qartë se çfarë ka nënkuptuar Trump me ‘rimarrjen e territorit’. Qeveritë siriane dhe ruse kanë deklaruar shumë herë se prania e SHBA-së në Siri është 'e paligjshme'.

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT: NE NUK JEMI TË INFORMUAR

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert deklaroi se ata nuk ishin në dijeni për planin e Trump për tërheqje.

Në një fjalim të bërë muajin e kaluar, Trump tha se SHBA-ja duhet të tërhiqet së shpejti nga Siria, por nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me detajet e procesit të tërheqjes.

Pentagoni deklaroi se kishte 2,000 ushtarë amerikane në Siri. Para disa ditëve ka pasur pretendime se SHBA-ja po ndërtonte një bazë ushtarake të madhe në rajonin e Deyr ez Zor. Edhe burimet e Forcave Demokratike Siriane gjithashtu e patën konfirmuar ndërtimin e bazës.



Burimi : Sputnik News