Nasrallah: Sauditët i ofruan Sirisë para për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin

Publikuar në Mars 29, 2018, 11:18 p.m.

Sipas udhëheqësit të Hizbullahut, Hasan Nasrallah, Mbretëria Saudite i’a dërgoi dy herë qeverisë së Bashar al Assadit këtë ofertë: “Ne jemi të gatshëm të ndërprejmë mbështetjen ndaj militantëve që e kanë shkatërruar Sirinë dhe të japim qindra miliarda dollarë për të rindërtuar vendin, vetëm me një kusht: do t'i ndërpresni marrëdhëniet me Iranin.”

Sipas gazetës së Libanit, el Ahbar, Nasrallahu, udhëheqësi i organizatës shiite libaneze Hizbullah tha:

‘EDHE ABDULLAH, EDHE SELMAN’

“Në bisedimet midis autoriteteve të larta saudite dhe delegacionit sirian, sauditët e bënë një ofertë që të mos i mbështesin më terroristët dhe të japin qindra miliarda dollarë për të rindërtuar Sirinë, me kusht që ata t’i ndërpresin marrëdhëniet me Iranin. Kjo ofertë u bë edhe në kohën e mbretit Abdullah, edhe tani në kohën e mbretit Selman.”

‘ASSADI E REFUZOI DY HERË KËTË OFERTË’

Nasrallah i cili tha se presidenti sirian, Bashar Assad e refuzoi këtë ofertë dy herë, theksoi: “Kjo tregon se arsyeja kryesore për  vazhdimin e luftës në Siri është rezistenca kundër Izraelit. Sepse fitorja e lëvizjes së rezistencës përbën një kërcënim për agjendën e SHBA-së në rajon.”

Lideri i Hizbullahut u shpreh si vijon:

“Sot Hizbullahu e tregoi fuqinë e vet me fitoren kundër terrorit ISIS dhe okupimit amerikan në Irak dhe Siri. Hizbullahu është një kërcënim për të gjithë skenarët e Amerikës në rajon. Përballë fitoreve që kemi arritur, SHBA-ja dhe aleatët e saj janë të zhgënjyer.”

‘SULMET DO TË SHTOHEN’

Nasrallah i cili tha se Hizbullahu sot është më i fortë se kurr, kështu janë të pashmangshme sulmet e tjera në të ardhmen, shtoi se: “Lufta jonë sot, është një luftë për ekzistencë dhe lavdi. Përfaqësuesit e Hezbollahut në parlament janë zëri i rezistencës, ata janë atje për të mbrojtur dhe mbështetur rezistencën.”

‘PO NDËRHYJNË NË ZGJEDHJEVE NË LIBAN’

Lideri i Hizbullahut i cili akuzoi SHBA-në, Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit për përdorimin e taktikave të pista për të ndërhyrë në zgjedhjet e përgjithshme të Libanit që do të zhvillohen më 6 maj dhe synimin e rezistencës, duke rikujtuar se Princi Saudit, Muhamed bin Selman e ftoi në Rijad kryeministrin libanez, Saad Haririn, dhe e detyroi atë të deklaronte dorëheqjen e tij, u shpreh se ‘kjo është një shpallje e hapur për luftë’.

‘DUAN T’A VËNË SHTETIN NË KONFLIKT ME HIZBULLAHUN’

“Ata synonin t’a largojnë Hizbullahun nga qeveria, t’a vëjnë atë përballë shtetit dhe t’a dobsojnë Libanin. Projekti i regjimit saudit është t’a vë shtetin në konflikt me rezistencën”- tha Nasrallah, duke paralajmruar se ekonomia libaneze është në rënie të madhe.

‘ARRITJA E JEMENIT’

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i Hizbullahut i cili lavdëroi ‘këmbënguljen, luftën dhe arritjet e popullit të Jemenit përballë okupimit të sauditëve’, tha: “ 7 raketat që jemenasit dërguan në Riad, edhe nese nuk kanë synuar aeroportet e Saudisë, janë një arritje e madhe ushtarake. Ekziston një ndryshim i madh midis gjendjes së Jemenit tre vjet më parë dhe sot, që po vazhdon ekzistencën e saj në hijen e Arabisë Saudite.”



Burimi : Sputnik News