Hizbullahu po pengon projektet e SHBA-së në rajon

Publikuar në Mars 29, 2018, 2:21 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah tha: “Arabia Saudite ka pohuar se Siria do të mbështesë qeverinë e Damaskut në ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin.”

Në një intervistë për gazetën Al-Akhbar, Sejjid Hasan Nasrullah ka bërë deklarata rreth zhvillimeve në Liban dhe rajon.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah, i cili vlerësoi zgjedhjet e pritura në Liban, u shpreh: “SHBA-ja dhe sauditët po përdorin të gjitha mjetet për të synuar Rezistencën në zgjedhjet në Liban. Por, Hizbullahu është më i fuqishëm se më parë. Hizbullahu po pengon projektet e SHBA-së në rajon.”

Sejjid Hasan Nasrullah, i cili vuri në dukje edhe zhvillimet në Siri dhe Jemen, shtoi:

Arabia Saudite ka propozuar që Siria nuk do të mbështesë më grupet e armatosura në ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin dhe se do të shpenzojë qindra miliarda dollarë për rivendosjen e këtij vendi. Ky propozim i sauditëve nuk ishte i pari, ata kanë pasur të njejtin propozim edhe në kohën e mbretit Abdullah.

Populli i Jemenit ka arritur sukses të madh sot. Arabia Saudite sulmoi Jemenin 3 vjet më parë, por ende nuk mundi të merrte asgjë. Hedhja e 7 raketave të Jemenit në Rijad është një arritje e madhe.



Burimi : Rast Haber