Përhapja e Vehabizmit ishte ide e SHBA-së

Publikuar në Mars 27, 2018, 11:40 p.m.

Duke pranuar se përhapja e Vehabizmit në botë ishte një kërkesë e SHBA-së, Princi i Regjimit Saudit, Muhamed Bin Selman tha se në të vërtet, kjo ka për qëllim luftën kundër Bllokut Lindor gjatë periudhës së luftës së ftohtë me 1947-1991.

Sipas një raporti të IRNA-s, në një deklaratë të bërë për Washington Post, Selman tha se gjatë periudhës së luftës së ftohtë, aleatët e regjimit saudit kishin rol të rëndësishëm në përhapjen e idesë së Vehabizmit.

Lidhur me mbështetjen e terrorizmit vehabist nga qeveria e Rijadit, princi i Arabisë tha: “Gjatë periudhës së luftës së ftohtë, përhapja e vehabizmit ishte një kërkesë e aleatëve të Arabisë dhe në bazë të kësaj, Bashkimi Sovjetik parandalonte depërtimin e botës islame.”

Në të njëjtën kohë, princi arab tha: "Tani është koha që Arabia të mbikëqyrë politikën e saj".

Autoritetet irakiane dhe populli irakian, besojnë se në pushtimin e një pjese të Irakut mes viteve 2014-2017, organizatës terroriste ISIT mbështetja më e madhe financiare dhe me armë iu dha nga Arabia.



Burimi : Rast Haber