Zonja hungareze e përqafoi Islamin në Xhaminë e Imam Rizait

Publikuar në Mars 27, 2018, 11:23 p.m.

Në ditën e parë të vitit 1397, Zonja e Hungarisë me anë të pranisë në Xhaminë e  Shenjtë të Imam Rizait e ka thënë  Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin) dhe përqafoi fenë Islame.

Sipas Astan News, që përkon me fillimin e Vitit të Ri dhe pranverën , Andra Ibupa Marshen, zonja kristiane,  u konvertua nga Krishterimi në Islam me ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e Gjykatës Razavi dhe zgjodhi Islamin.

"Unë kam lindur në një familje të krishterë, protestante, me një orientim shumë të fortë fetar dhe që nga fillimi i rinisë time kisha shumë pyetje në lidhje me Krishterimin, të cilën unë nuk i gjeta  përgjigjet dhe kjo më bëri të ndihem e zhgënjyer me këtë fe", tha ajo.

"Meqë familja ime ishte një nga anëtarët më me ndikim në kishë dhe sjellja ime ishte në kundërshtim me ato vlera të krishterimit, gradualisht unë u refuzova prej tyre dhe kjo më bëri të udhëtoja në Turqi", deklaroi Marshen.

"Kam studiuar fshehurazi për Islamin për tetë vjet dhe kam përfituar  njohuri për  Islamin në xhami dhe bënim aktivitete kulturore aty", tha ajo.

"Kam studiuar shumë libra dhe kam gjetur përgjigjen në Islam dhe kam mësuar gjuhën turke për njohjen e Islamit dhe kam forcuar marrëdhëniet e mia me muslimanët" shtoi zonja që sapo-u bë myslimane.

Marshen, përmendi Ashuren dhe ngjarjet në Qerbela dhe deklaroi:        "Pastërtia e  Hz. Zahra (a.s.) dhe Imam Aliut (a.s.) më bëri të bëhesha dashshuruese e imamëve të pastër (a.s.) dhe e interesuar për këtë fe. "

"Kam duruar shumë vështirësi në këtë rrugë, por për Islami ia vlen. Familja e Pejgamberit (a.s.) dhe Imamët e pastër (a.s.) janë pjesë e familjes sime dhe ndihem më pranë familjes sime ", shprehet ajo.

"Dua që të mësoj më shumë për Imamët e Pastër (a.s.) dhe për Imam Rizain (a.s.)  dhe t'i bëj ata një shembull dhe udhëheqës në jetën time dhe të forcoj besimin tim", tha ajo.



Burimi : Astan Quds Razavi