Gjykata e Bahrejnit e dënoi të miturin me gjashtë muaj burg

Publikuar në Mars 25, 2018, 11:57 p.m.

Gjykata urdhëroi 14-vjeçarin Qassim Ali Mahdi al-Shahabi që të fillonte menjëherë të vuante dënimin e tij.

Një i mitur i Bahrejnit u dënua me gjashtë muaj burg të dielën për dyshimin se mori pjesë në një "mbledhje të paligjshme" - një akuzë e përdorur zakonisht për të burgosur protestuesit kundër - regjimit.

Gjykata urdhëroi 14-vjeçarin Qassim Ali Mahdi al-Shahabi që të fillonte menjëherë të vuante dënimin e tij.

Të miturit në Bahrejn janë arrestuar në mënyrë rutinore pa shkak ose pa vendim apo urdhër arresti.

Grupet e panumërta të të drejtave, përfshirë edhe Human Rights Watch (HRW),  e kanë kritikuar  Manama-n  në të kaluarën për ndalimin e fëmijëve dhe nënshtrimin e tyre në "keqtrajtim që mund të ngrihet në nivelin e torturës".



Burimi : Lualuatv