Facebook është në pikën më të errët të tunelit të kohës

Publikuar në Mars 23, 2018, 1:22 a.m.

Skandali i përdorimit të paautorizuar të të dhënave të 50 milion përdoruesve të Facebook-ut në fushatën zgjedhore të presidentit, Donalt Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, e futi në telashe gjigandin e mediave sociale. Është nisur një në SHBA për rrjetin social, Facebook i cili i humbi së paku 37 miliardë dollarë, ndërsa Zuckerberg u thirr për të dëshmuar në Angli.

Gjigandi i mediave sociale amerikane, Facebook është futur në telashe pas zbulimit të përdorimit të paautorizuar të të dhënave të 50 milion përdoruesve në fushatën e zgjedhjeve presidenciale, në nëntor të vitit 2016.

NGA BREXIT TE TRUPM

Kompani britanike e analizës së të dhënave, Cambridge Analytica, pas suksesit në fushatën e referendumit të Brexit, ka marrë pa leje, informacionet personale të 50 milion përdoruesve të Facebook-ut, ndërsa punonte për fushatën e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara.

E ZBULOI ISH PUNËTORIN

Sipas skandalit të shkaktuar nga zbulimi i ish punëtorit të Facebook-ut, Christopher Wylie, Cambridge Analytica shkroi një algoritëm që parashikon dhe ndikon në zgjedhjet e votuesve nëpërmjet këtyre të dhënave si dhe prodhoi reklama politike personale.

Kompania humbi sot 37 miliardë dollarë, pasi aksionet e Facebook pësuan humbjen më të madhe në një ditë të vetme në katër vitet e fundit.

Megjithatë, lajmet e këqija për themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg, nuk mbetën me kaq.

Komisioni i Informacionit në Angli është duke u përgatitur për të nisur një hetim rreth Cambridge Analytica dhe gjithashtu ka aplikuar në gjykatë për të bërë kërkime në zyrat e kompanisë. Ndërsa, Komisioni i Kulturës, Medias dhe Sportit, duke i dërguar letër, e ftoi Zuckerbergun për të dëshmuar.

PARLAMENTI EVROPIAN: DËSHMOJE SE DEMOKRACIA NUK ËSHTË MANIPULUAR

Antonio Tajani, presidenti i Parlamentit Evropian deklaroi se: “Ne e ftuam Mark Zuckerberg në Parlamentin Evropian .” “Facebook duhet të sqarojë para përfaqësuesve të 500 milion evropianëve se të dhënat personale nuk janë përdorur të t’i manipuluar njerëzit” - theksoi ai.

Komisioni Amerikan Federal i Tregtisë ka nisur një hetim nëse Facebook i ka shkelur rregullat e marrëveshjes së bërë me përdoruesit lidhur me përdorimin e të dhënave personale.

INTERESIM I MADH PËR FUSHATËN ‘#DELETE FACEBOOK’

Si reagim ndaj këtyre zhvillimeve, në mediat sociale filloi një fushatë me etiketën (#DeleteFacebook) e cila zgjoi interesim të madh.

ÇFARË PO BËNË CAMBRIDGE ANALYTICA?

Sipas BBC në turqisht, Cambridge Analytica është një kompani e analizës së të dhënave e cila ofron shërbime për botën e biznesit dhe partitë politike dhe ‘e cila dëshiron t’i ndryshojë sjelljet e konsumatorëve, ndjekësve dhe votuesve’.

E themeluar në vitin 2013, kompania analizon të dhënat e konsumatorit dhe duke e përdorur shkencën e sjelljes, i identifikon personat të cilët do të përcaktohen si masë e synuar me mjetet e marketingut të institucioneve.

ROLI I AKADEMIKUT KOGAN NË FUSHËN E PSIKOLOGJISË

Ndërsa, të dhënat e 50 milion përdoruesve të Facebook-ut u mblodhën nga akademiku Aleksandre Kogan dhe kompania e tij Global Science Research në vitin 2014. Kjo u përfitua përmes aplikacionit 'thisisyourdigitallife' në Universitetin Cambridge. Mijëra njerëz kanë rënë dakord që të aplikojnë teste të personalitetit kundrejt të hollave dhe të përdorin informacion personal për qëllime kërkimore akademike nëpërmjet firmës së Global Science Research të ëtij akademiku. Por, duke mbledhur edhe informacionet e shokëve në Facebook të atyre që morrën pjesë në këtë test, aplikacioni e formoi një depo të të dhënave me miliona profile.

FACEBOOK I DHA LEJE

Pika kryesore këtu është se Facebook i ka lejuar Koganit që të ketë qasje në informacione.

“Njerëzit me qëllim kanë ndarë informacionet e tyre, nuk është hyrë në asnjë sistem, fjalëkalimet dhe informatat e ndjeshme nuk janë vjedhur apo hakuar"- tha Facebook. Megjithatë, duke i ndarë të dhënat me Cambridge Analytica, Kogan kishte shkelur kërkesat e licencës dhe i kishte përdorur për qëllime komerciale.

‘JANË MARRË PA LEJEN E PËRDORUESVE’

Christopher Wylie i cili zbuloi pretendimet për grumbullim e paligjshëm të të dhënave në Facebook, tha se shumica e këtyre informacioneve personale janë marrë pa leje. Sipas Wylie, Cambridge Analytica po përdor programe të fuqishme që mund të ndikojnë dhe të parashikojnë zgjedhjet në qendrat e votimit dhe ky sistem është "një makinë e plotë propaganduese".

Ndërsa, kompania në deklaratën e së shtunës, hodhi poshtë pretendimet për paligjshmëri dhe argumentoi se asnjë nga të dhënat nuk u përdorën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

‘SHPIFJE, PËRFSHIRË EDHE SHANTAZHIN’

Por në ndërkohë, televizioni britanik Channel 4 në lajmin e publikuar të hënën, e ka gjiruar me kamer të fshehur CEO-n e Cambridge Analytica, Alexander Nix përmes gazetarit i cili ishte paraqitur si një ndërmjetësues i Sri Lankës duke shpresuar që t’i gjiroj shërbimet e Cambridge Analytica për një klient që synon të fitojë zgjedhjet lokale në Sri Lanka.

Në pamje, Nix shihet duke treguar se si politikanët do të diskreditohen dhe se çfarë lloj fushate do të bëjnë për të drejtat e tyre. Në mesin e taktikave të sygjeruara janë edhe ‘shantazhimi i vajzave ukrainase, vënia e tyre në grackë si dhe dhënia e ryshfetit’. Ndërsa, kompania bëri deklaratë ‘të shtrembëruar’ për këto pretendime.

NË MESIN E THEMELUESVE EDHE EKIPI I TRUMP

Mbështetësi i Trump-it dhe ndër donatorët më të mëdhenjë të fushatës, Robert Mercer pati siguruar 15 milionë dollarë burime financiare për institucionin Cambridge Analytica. Steve Bannon është emri i cili e prezanton me kompanin Mercerin i cili është edhe themeluesi i faqës së internetit të ekstremit të djathtë, Breitbart. Bannon ishte në bordin e drejtorëve të kompanisë nga  viti 2014 deri në 2016. Pastaj, ai kaloi në fushatën zgjedhore të Trumpit dhe punoi si strateg kryesor.

Kompania ka punuar në fushatën presidenciale të Trump. Në SHBA, çdo ditë u zhvillua anketë në 17 shtete dhepërmes reklamimit në internet dhe mediave sociale, u dërguan mesazhe për këtë masë. Kompania thotë se mbështet donacionet, rrit pjesëmarrjen dhe kontribuon në fitoren e Trump-it.



Burimi : Sputnik News