Rusia e gatshme për mbrojtjen e Damaskut

Publikuar në Mars 20, 2018, 11:22 p.m.

Rusia në Siri me urgjencë ka transferuar disa sisteme kundërajrore S-400. Amerikanët janë të shqetësuar se kjo tek është uverturë para forcimit të mëtutjeshëm të potencialeve raketore të ushtrisë ruse në Siri, sikurse që janë sistemet operative-taktike”Iskander-M” dhe sistemet kundër anijeve 3K55”Bastion” të armatosur me raketat të rrezikshme P-800”Oniks”.

Moska në mënyrë shumë serioze i ka marrë paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se ushtria e saj do të mund të ndërmerrte sulme të reja kundër Sirisë, saktësisht në caqet të cilat gjenden në kryeqytetin e Sirisë, Damaskun. Portali amerikanVeterans Today, i cili është i specializuar për tematikë ushtarake, theksoi se gjatë disa ditëve të fundit në territorin e Sirisë janë dislokuar disa sisteme kundërajrore të gamës së gjerë, S-400”Trijumf”.

Sikurse transmeton portali politika, përgjegjësi kryesor i këtij portali amerikan Gordon Duff( veterani i Luftës në Vietnam), ka deklaruar se këto informata ka marr nga burimet e sigurta nga kreu i ushtrisë amerikane. Pikërisht, sipas këtyre burimeve, sasia shtesë e këtyre sistemeve në tërësi e ka mbuluar hapësirën ajrore, jo vetëm të Sirisë, por edhe të Izraelit dhe Libanit fqinjë.

Ekspertët amerikan vlerësojnë se reagimi i këtillë i Rusisë duhet merret me kujdes të posaçëm, dhe se ajo paraqet një lloj të “tregimit të muskujve” me qëllim të parandalimit të Shtëpisë së Bardhën nga qëndrimi i saj i cekur. Nga ana tjetër organet zyrtare ruse as nuk e kanë konfirmuar e as nuk e kanë demantuar këto informata. Për më tepër, sipas burimeve në të cilat ka ardhur portali Veterans Today, rusët janë të vendosur të hyjnë në konfrontim të hapur me sistemet ajrore amerikane të cilët do të merrnin pjesë në sulmin e paralajmëruar kundër Damaskut. Ata janë të vendosur që të rrëzojnë çdo avion apo raketë kryqëzorë e cila do të niset drejt Damaskut. Pra, janë të gatshëm të mbrojnë kryeqytetin sirian, Damaskun.

Sistemi antiraketor S-400”Triumf” është i destinuar për luftë kundër të gjitha pajisjeve bashkëkohore të armëve në perspektiv ajror –gjithësi. Gama e veprimit maksimal horizontal është rreth 400 km, ndërsa në lartësi mund të veprojë gjer në 35 km.                                                                        



Burimi : Global Cir