Qytetari nga Australia e përqafoi Islamin në Mashad të Iranit

Publikuar në Mars 20, 2018, 11:16 p.m.

Qytetari nga Australia, James Li, 34 vjeç, e përqafoi Islamin në Xhaminë e Shenjt të Imam Rizait (a.s.) në province Razavi të Horosanit, të Iranit!

Pasi u njoh me parimet e Islamit, duke thënë Fjalën e Dëshmisë, Shehadetin, se Allahu është Një dhe Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i Tij, si dhe pranimin e Velajatit të Imam Aliut (a.s.) James Li e përqafoi fenë Islame.

"Pas 15 vitesh studimi rreth Islamit dhe konsultimi me ekspertët, u bëra i interesuar për Islamin," tha ai.

James Li.  gjithashtu e ndryshoi emrin e tij, tani ai quhet Ali.

Tridhjetë të huaj e kanë përqafuar fenë Islame që nga fillimi i vitit kalendarik iranian (duke përfunduar më 20 mars 2018).



Burimi : IRNA