Zyrtarët iranianë paralajmërojnë Evropën se është duke luajtur lojën e SHBA-së dhe Izraelit

  • Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani (në të djathtë) dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Omanit, Jusuf bin Alavi kanë zhvilluar një takim në Teheran më 17 mars 2018 (Foto e mundësuar nga IRNA)
Publikuar në Mars 19, 2018, 2:14 a.m.

Një zyrtar i lartë iranian i ka paralajmëruar vendet evropiane që të mos vazhdojnë të bëhen lodra në duart e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit si nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015, ndërkohë që SHBA-ja dhe Izraeli po propozojnë sanksione të reja kundër Teheranit nën presionin e Uashingtonit.

Sekretari i Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë të Iranit (SNSC), Ali Shamkhani gjatë takimit të ditës së shtunë që ka zhvilluar me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Jusuf bin Alavi në Teheran është shprehur se: “Aftësitë e mbrojtjes, veçanërisht programi raketor i Republikës Islamike të Iranit, të cilat kanë një natyrë parandaluese, do të vazhdojnë të prodhohen në mënyrë të vendosur duke u mbështetur në nevojat kombëtare të sigurisë”.

Ai ka shtuar se “Propaganda politike dhe media nuk do të kenë ndikueshmëri në zhvillimin e tyre.”

Britania, Franca dhe Gjermania kanë propozuar sanksione të reja për BE-në mbi Iranin duke u bazuar në programin e tij të raketave dhe rolin të tij rajonal, informacioni mundësuar nga një dokument konfidencial të publikuar ditën e premte.

Reuters ka cituar dy njerëz të mirënjohur në lidhje me këtë çështje duke u bërë me dije se: Një letër e hartuar në mënyrë të përbashkët iu dërgua kryeqyteteve të BE-së për të shprehur mbështetjen e tyre për vendosjen e sanksioneve të këtilla, pasi ata do të kishin nevojë për mbështetjen e 28 shteteve anëtare të bllokut.

Propozimi thuhet se është bërë si pjesë e një strategjie të BE-së për të qetësuar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe për të ruajtur akoma funksionalitetin e marrëveshjes bërthamore të Iranit, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit të Bashkëpunimit (JCPOA), i cili është nënshkruar mes Teheranit dhe grupit të shteteve P5 + 1, në vitin 2015, ndërkohë që aktualisht gjendemi në  mes kërcënimeve të vazhdueshme amerikane për t'u tërhequr prej kësaj marrëveshjeje.

Shamkhani është shprehur se dështimi i SHBA-së për të përmbushur detyrimet e saj dhe qasja joligjore që është duke mbajtur kundrejt marrëveshjessë JCPOA-së, si dhe pasiviteti i Europës në lidhje me qasjet e Uashingtonit tregojnë qartë se vendet e rajonit duhet të përqëndrohen vetë më shumë në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjet e vazhdueshme dhe krizat në rajon.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare është shprehur se:“Republika Islamike e Iranit do të japë një përgjigje të duhur dhe të nevojshme ndaj shkeljeve konstante të angazhimeve të saj nën marrëveshjen e JCPOA-së dhe nuk do të pranojë asnjë ndryshim, interpretim apo masë të re që do të kufizonte implementimin e mëtejshëm të kësaj marrëveshjeje.”

Komentet e tij kanë ardhur pikërisht një ditë pasi ministri i jashtëm iranian Muhammad Xhavad Zarif paralajmëroi SHBA-në kundër “gabimit të dhimbshëm” të tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Zarifi është shprehur për gazetarët se“Duke marrë parasysh nenet që janë parashikuar në marrëveshjen JCPOA përsa i përket fushës së kërkimit dhe të zhvillimit dhe masave të vazhdueshme të Republikës Islamike të Iranit për të zhvilluar aftësinë e saj paqësore bërthamore, nëse SHBA ndërmerr një vendim të gabuar që të tërhiqet nga JCPOA, ky vërtet që do të jetë një gabim i dhimbshëm për palën amerikane.”

Në vazhdim të komentevetë tij, Shamkhani është shprehur se marrëdhëniet e thella mes Iranit dhe Omanit kanë bërë të mundur që të arrihet një konsensus në lidhje me çështjet rajonale.

Ai ka vazhduar më tej duke shtuar se “Zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe marrëdhëniet me të gjithë fqinjët duke u bazuar tek interesate përbashkëta është përparësia kryesore e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit.”

Zyrtari i lartë iranian sulmoi disa vende të rajonit përsa i përket miratimint të “një qëndrimi dhe deklarate të ngutshme dhe arrogante” të cilat kanë paraqitur sfida serioze përsa i përket trajtimit të krizave aktuale rajonale.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij përsa i përket vrasjessë grave dhe fëmijëve në luftën e Jemenit për shkak të sulmeve ajrore të ndërmarra nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe kushtet katastrofike në të cilën po jetojnë njerëzve të shtypurë të Jemenit.

Shamkhanika vënë në dukje faktin se “Pikëpamja e përbashkët e Iranit dhe Omanit përsa i përket krizës së Jemenit bazohet në arritjen në një përfundimin të menjëhershëm të luftës, vendosjes së armëpushimit, heqjes së bllokadës, dërgimit të ndihmës humanitare dhe zhvillimittë dialogut Jemenas me Jemenas për të formuar struktura të reja politike të bazuara në kërkesat e popullit jemenas me anë të votave të tyre.”

Ai ka theksuar se kriza e Jemenit nuk mund të zgjidhet përmes përqasjeve ushtarake dhe ka kërkuar që të ndërmerret një iniciativë politike në këtë drejtim të zgjidhjes së krizës.

Që nga fillimi i fushatës ushtarake të Arabisë Saudite kundër Jemenit në mars të vitit 2015, kanë mbetur të vrarërreth 14,000 njerëz. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së vendit të këtij gadishulli arabik, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe fabrikatjanëshndërruar në rrënoja për shkak të dëmeve që ka sjellë lufta.

Kombet e Bashkuara thonë se është regjistruar një rekord prej 22.2 milionë njerëzish të cilët kanë nevojë për ndihma ushqimore, duke përfshirë 8.4 milionë të kërcënuar nga nivele shumë të larta të urisë.

Më 15 mars,Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka  paralajmëruar për një përkeqësimtë gjendjes humanitare në Jemenin e shkatërruar nga lufta, duke theksuar se status quo- ja është duke dhënë një ndikim “shkatërrues” në jetën e civilëve në vendin e varfër arab.

Në një deklaratëthuhet se “Këshilli i Sigurimit ka shprehur shqetësimin e tij të madh për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës humanitare në Jemen dhe ndikimin shkatërrues humanitar të konfliktit ndaj civilëve.”

Omani kërkon dialog në vend të qasjeve ushtarake.

Ministri i Jashtëm i Omanit, nga ana e tij, kritikoi qasjet ushtarake përsa i përket alternativave për zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe në vend të kësajbën thirrje për ndjejen e rrugës së dialogut dhe të mirëkuptimit.

Ai ka vazhuar duke shtuar se Omani e konsideron Iranin si një vend fqinj të besueshëm dhe ka vlerësuar rolin e Republikës Islamike në vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Bin Alavi ka mbërritur në Teheran ditën e premtepër një vizitë dy-ditore me qëllim të zhvillimit të bisedimeve me zyrtarë të lartë iranianë rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe rajonale.

Irani refuzon spekulimet rreth vizitës së Bin Alavit

Gjatë ditës së shtunë, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Kassemi ka hedhur poshtë spekullimet rreth një lidhjeje mes vizitës së ministrit Omani në Teheran dhe udhëtimit të fundit të sekretarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis në Muskat dhe është shprehur se udhëtimi i bin Alavit po zhvillohej me qëllim të forcimit të marrëdhënieve reciproke me këtyre dy shteteve.

Kassemiështë shprehur se “Edhe pse Omani ka marrëdhënie shumë të mira me shumë vende në botë, udhëtimi i zotit Jusuf bin Alavi në Teheran nuk ka të bëjë me vizitën e Mattis në këtë vend.”

Ai ka hedhur poshtë me forcë gjithashtu edhe çdo lidhje të mundshme mes vizitës së bin Alavit në Teheran dhe politikave amerikane në  lidhje me JCPOA.

Zëdhënësi iranian ka vazhduar duke u shprehur se: “Irani dhe Omani po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në një gamë të gjerë çështjesh të ndryshme dhe të dyja palët kanë për qëllim të përdorin kapacitetet e tyre ekzistuese të dy vendeve për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, tregtar, bankar dhe financiar.”



Burimi : Press TV