Ish kryeministri i regjimit sionist, Ehud Olmert: Humbëm në luftë kundër Hizbollahut

Publikuar në Mars 19, 2018, 12:49 a.m.

Ish kryeministri i regjimit sionist, Ehud Olmert u shpreh: Regjimi sionist u mund kundër Hizbollahut libanez në luftën e vitit 2006.

Në lajmin e shkruar nga Zuheyr Enderavus në gazetën Rey al-Yawm, u deklarua se: Në librin në të cilin e tregon jetën e vet, ish-kryeministri i regjimit sionist, Ehud Olmert deklaroi zyrtarisht dhe haptazi se ushtria e regjimit u mund kundër Hizbollahut në luftën e vitit 2006.

Në një citat të marrë nga libri i Ehud Olmert në të cilin ai e tregon jetën e tij, në gazetën Yedioth Ahronot, duke deklaruar se regjimi izraelit në luftën e fundit ka pësuar disfat nga Hizbollahu, u shpreh se: Unë po marr përsipër të gjithë përgjegjësinë për një luftë të dytë me Libanin.

Ehud Olmert u lirua pasi qëndroi i burgosur për 16 muaj për shkak të dosjes së korrupsionit në vitin 2017. Olmert ishte dënuar me 27 muaj burg, por gjykata vendosi të lirojë atë para 29 qershorit që kaluam.

Ky libër i Olmertit u shqyrtua nga eksperti i censurës i regjimit izraelit. Ky ekspert e akuzoi Olmertin për dëmtimin e sigurisë së regjimit. Shqyrtimet dhe hetimet vazhduan deri sa Izraeli lidhur me këtë çështje, deklaroi se dosja e Olmertit është mbyllur dhe libri është lejuar të publikohet. Olmerti  e shkroi këtë libër gjatë kohës kur ishte në burg.

Sipas deklaratave në libër, lufta 33-ditore në vitin 2006 rezultoi me shumë dështime dhe humbje.

Libri gjithashtu përfshinte edhe këto deklarata: Pas përfundimit të luftës dhe zbatimit të armëpushimit, Olmert mori pjesë në takimin e Parlamentit izraelit dhe deklaroi: Unë pranoj të gjitha përgjegjësitë. Unë personalisht e pranoj këtë dhe nuk fajësoj askënd përveç vetes. Unë nuk e po e paraqes veten si një viktimë. Unë nuk kam parë askënd si përgjegjës për humbjen; ata që ishin të ulur në karrikën e ministrit të qeverisë në atë kohë, ishin nën komandën time. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem përgjegjës për humbjen. Me përfundimin e luftës, kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Netanjahu dhe ministri i arsimit Naftali Bennet filluan t’i keqpërdornin rezultatet e luftës dhe të më sulmonin. Ndërkohë, disa anëtarë të partive të krahut të djathtë e mbështetën këtë dhe e përdorën ndihmën financiare të hebrejve të pasur që jetojnë jashtë vendit për të më sulmuar personalisht.

Duke bërë kritika të ashpëra ndaj Netanjahut dhe gruas së tij, Sare, Olmert në librin e tij i shkroi kështu: Netanjahu vazhdon të shkatërrojë gjithçka që është e bukur. Ai dhe familja e tij jetojnë me mallrat e izraelitëve dhe miqve të pasur të Izraelit, brenda dhe jashtë vendit.

Olmert më pas theksoi: Netanjahu dhe stili i jetesës së familjes së tij është një jetë arrogante dhe krenare dhe ata e shpenzojnë pasurin e popullit për kënaqësin dhe rehatin e vet.



Burimi : Welayet News