Vladimir Putini fitoi zgjedhjet presidenciale në Rusi

Publikuar në Mars 19, 2018, 12:48 a.m.

Sipas rezultateve të para preliminare të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Vladimir Putin ka fituar 73,1% vota, ka publikuar Komisioni qendror zgjedhor rus. Fjala është për rezultatet  në bazë të 30% në votave të numëruara, por është e sigurt se Vladimir Putini për herë të katërt do të jetë presidenti i Rusisë.

Kandidati i Partisë Komuniste Pavel Grudinjin është i dyti me 14,96%, i treti është lideri i Partisë Liberale-demokratike të Rusisë, Vladimir Zhirinovski me 6,73%, ndërsa në vendin e katërt është  udhëheqësja televizive dhe aktivistja politike Ksenija Sobçak me 1,39%.

Përndryshe, Grudinjin ka premtuar se do të ruajë mustaqet në rast se fiton më pak se 15% vota. Nga zyrtarët rus u prononcua vetëm zëdhënësi i Kremljinit Dmitrij Peskovi i cili tha se rezultatet e zgjedhjeve ishin të”jashtëzakonshme”.

Këto rezultatet e arritura nuk janë befasi, pasi është pritur fitorja bindëse e Putinit, porse pyetja kryesore ishte se sa qytetarët me të drejtë vote të Rusisë do të dalin në votime. Gjer në ora 19.oo kanë dal rreth 60% të votuesve.

“Dalja e lartë në votime dhe mbështetja e lartë për Putinin është simbol i legjimitetit se”populli na mbështet”. Por është e rëndësishme se kjo është sinjal elitave se në cilin masë Kremljini e kontrollon situatën. Në rast se dalja nuk do të ishte  e lartë, kjo do të thotë se elitat nuk e kanë përmbushur detyrën dhe është shkas për politikanët e rinj dhe ambicioz të thonë  se ”Putini qenka plak”. Për këtë është e nevojshme Putinit të tregojë se është kryesori ka thënë para disa ditësh analisti politik rus Dmitrij Oreshkin.

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale në Rusi kanë pas më shumë se 111 milion votues rus. Mandati i presidentit rus zgjat 6 vite, ndërsa Vladimir Putini në Rusi në pushtet është prej vitit 1999, presidenti aktual i Rusisë është nga viti 2012, në këtë funksion ishte edhe prej vitit 2000-2008, ndërsa si kryeministër ishte gjatë vitit 1999-2000, dhe prej vitit 2008 gjer më 2012.