Ilber Ortajli: Turqit janë një komb injorant shumë i arsimuar

Publikuar në Mars 18, 2018, 11:50 p.m.

Duke folur për Mehmet Akif Ersoin në kuadër të aktiviteteve përkujtimore me rastin e 97 vjetorit të pranimit të Marshit të Pavarësisë, në Mersin, historiani, akademiku dhe shkrimtari i famshëm Prof.Dr. Ilber Ortajli tha: “Turqit janë një komb injorant shumë i arsimuar që nuk e njeh historinë e asaj që kanë përjetuar dhe bërë.”

Ortaliun e ndoqën  përmes projeksionit qindra njerëz që mbeten jashtë sallës së programit të organizuar në Pallatin e Kongreseve dhe Ekspozitave.

‘MEHMET AKIF NUK I KA SHKRUAR PËR HIMNIN KOMBËTARË’

Duke treguar se Marshi i Pavarësisë është një tekst i madh letrar, Ortajli tha:

“Rreshtat që fillojnë me ‘Korkma sönmez bu şafaklarda’ Mehmet Akif nuk i ka shkruar për himnin kombëtar. Atje ishte hapur një konkurs. Asnjë nga poetët që erdhën në konkurs nuk u pëlqyen. Hamdullah Suphi doli dhe tha: ’Zotërinjë, lini këto poezi. Ai i cili është i denjë për këtë është Mehmet Akifi’. Pastaj, doli dhe e lexoi në tribunë. Kur e lexoi atë, kishte duartrokitje të forta dhe u pranua. Ata e vunë marshin në 50 letra. Shuma e dy pagave është shumë e lartë. Nuk e mori atë. ‘Unë nuk e kam shkruar këtë, çfarë pranuat?’ -tha ai. E refuzoi atë. Marshi i Pavarësisë është një tekst i madh letrar. Është një tekst me një filozofi të thellë. Nëntëdhjetë përqind e njerëzve të asnjë kombi nuk mund ta lexojnë një tekst të tillë dhe ta shijojnë atë. Kjo është diqka të cilën e pëlqejnë vetëm ata të cilët kanë shije për letërsinë e lartë, historinë dhe filozofinë, pra, 10 për qind ose 15 për qind e kombit.

Duke u shprehur se turqit janë një komb injorant shumë i arsimuar, Ortajli vazhdoi kështu:

“Pastaj, ajo është propagandë e turqve ndaj turqve. Sepse turqit nuk dinë asgjë. Turqit janë një komb injorant shumë i arsimuar që nuk e njeh historinë e asaj që kanë përjetuar dhe bërë. Arsimimi i tyre është fushën e praktikës. Tani për tani kemi mjekët më të mirë në botë. Spitalet tona  janë ndër më të veqantat në botë. Nuk e di sa fakultete të mjekësis i kemi, i formojmë edhe 50 të tjera. Ne nuk mbushim 500 studentë të panevojshëm, po merren vetëm 50-100, pastaj, më të mirët vazhdojnë. Tani, ne kemi inxhinierët më të mirë, por nuk kemi arkitektë. Sepse jemi injorant. Një popull i cili nuk e njeh historinë dhe gjeografinë, nuk mund t’i kuptojë artet e tilla. Ne nuk mund të nxjerrim historian sepse nuk po e mësojmë gjuhën.”

 



Burimi : Sputnik News