Festivali ‘Flladi i Qerbelasë’ është planifikuar në Islamabad

Publikuar në Mars 18, 2018, 11:06 p.m.

Në muajin maj, në Islamabad, Pakistan, do të organizohet edicioni i pestë i një festivali kulturor me titull "Flladi i Qerbelasë’.

Sipas faqes së internetit të Astanit (Kujdestarisë) të Xhamisë të Shenjtë të Imam Hussejnit (a.s.), programi vjetor është organizuar në bashkëpunim me Kujdestarinë e Xhamisë së Shejtë të Imam Hussejnit (a.s.), Hazreti Abbasit (a.s.)  dhe Universiteti Islamik Al-Kawthar  Pakistan.

Muslim Abbas Sakban, kryetar i komisonit organizues të festivalit, tha se në ceremoninë e hapjes së festivalit do të ngrihen flamujt nga dy vendet e shenjta si edhe 14 flamuj që simbolizojnë 14 imamët e pastër.

Flamuri i Imam Husseinit (a.s.) gjithashtu do të vihet në ekspozitë në periferi të festivalit, shtoi ai.

Programet e tjera të festivalit do të përfshijnë një panair të librit, ekspozita të mediave dhe fotove dhe lutje të kongregacioneve.

Një delegacion nga Xhamia e Shenjtë e Imam Hussejnit (a.s.) planifikon të vizitojë një numër universitetesh, spitale dhe institute pakistaneze si pjesë e programit.

Edicioni i katërt i festivalit u mbajt në Islamabad në maj të vitit 2017.

 



Burimi : IQNA