LDK dhe LVV është janë përkrahëse të idesë së rëzimit të Qeverisë

Publikuar në Mars 18, 2018, 10:57 p.m.

Sipas përfaqësuesve të LDK-së, në momentin e përfundimit të ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, ata do të organizojnë mocion për rrëzimin e qeverisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës që nga fillimi i vitit është duke përmendur mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, përmes mocionit të mos besimit.

Lëvizja Vetëvendosje është përkrahëse e kësaj nisme, ndërkaq në media kishte deklarime se “Grupi i Pavarur i Deputetëve” mund të mos e përkrah ndonjë mocion eventual për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, për shkak se ky grup ende nuk është i përgatitur për të hyrë në garë zgjedhore.

Këto deklarime i ka dematuar sot shefi i “GDP” Daradan Sejdiu, i cili ka thënë se grupi i tyre do ta përkrah çdo nismë serioze për rrëzimin e kësaj qeverie. Por, ka shtuar se ende nuk ka pasur diçka zyrtare rreth kësaj çështje dhe kurdo që të ketë kërkesë apo propozim konkret do ta analizojnë dhe do të dalin me qëndrim.

“Çdo nismë serioze dhe e mirë menduar do të ketë përkrahjen e GDP! Por ne nuk kemi marr ndonjë kërkesë nga asnjë grup parlamentar. Në momentin kur ka propozim konkret do ta diskutojmë dhe do të dalim me qëndrim”, ka pohuar Sejdiu.

Ky qëndrim i “GDP” shihet si shenjë e mirë e kampit opozitar, pas ndarjes në LV.