Ish pjesëmarrësi i grupeve terroriste në Siri, jep mesazhe jo të mira

Publikuar në Mars 18, 2018, 10:43 p.m.

“Nuk do të kisha dëshirë të jem kosovari i parë që e padit shtetin në Gjykatën Ndëkombëtare të të Drejtave të Njeriut mirëpo edhe unë e kam një jetë dhe nuk do të dorëzohem para atyre që kanë tentuar të më shkatërrojnë”- tha Berisha

Albert Berisha  pjesëmarrës në grupet terroriste në Siri shprehet shumë i zgënjyer nga sistemi i drejtësisë . Në tre shkallë të gjykatës në Prishtinë Alberri u ndëshkua dhe u caktua që duhet të qëndrojë në burgim 3 muaj e gjysmë, por ai thotë prë gazetën “ Jeta në Kosovë” se i kanë mbatur shpresa të ankohet edhe te Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Djali i kthyer nga Siria thotë se dënimi i tij përveq se është i padrejtë, dërgon edhe një mesazh të keq për personat që dëshirojnë të deradikalizohen.

“Burgu nuk është metoda më e mirë  e mundshme në procesin e deradikalizimit megjithatë unë kam thënë edhe më herët që burgu nuk mundet me më shndërru mua në diçka tjetër dhe nuk mundet të më stopojë nga rruga e drejtë. Unë do të vazhdoj të punëoj në procesin e deradikalizimit me botimin e artikujve të ndryshëm’, shprehet Berisha.

Ai ka  një mesazh edhe për ata  që konsiderojnë se misioni i deradikalizimit është anti-islamik.

“..... të vazhdoj nëse më krijohen kushtet e nevojshme të punoj edhe brenda burgjeve dhe pasi të dal për arsye se mendoj që jam në rrugën e drejtë. Procesi i deradikalizimit nuk do të thotë proces i deislamizimit, përkundrazi deradikalizim do të thotë mësim i drejtë i islamit dhe koncepteve islame dhe mendoj se është proces i dobishëm”, tha Berisha.

Albert berisah ka akuzat e tyre ndaj institutcioneve në fjalë: “ Procesi në shkallën e parë i ka ngjarë më shumë një inkuizicioni sesa një gjykimi normal, jam dënuar pa asnjë provë të vetme ,pa asnjë dëshmitar. Jam dënuar vec me deklaratën tem që është shkëputë dhe keqcituar vazhdimisht nga prokurori dhe prej kësaj janë nxjerrë edhe përfundimet e gjykatës”, tha Berisha.

 “Nuk do të kisha dëshirë të jem kosovari i parë që e padit shtetin në Gjykatën Ndëkombëtare të të Drejtave të Njeriut mirëpo edhe unë e kam një jetë dhe nuk do të dorëzohem para atyre që kanë tentuar të më shkatërrojnë”, përfundoi Berisha.