Merkel mori falendërimet për vëmendjen që i dha Shqipërisë

Publikuar në Mars 17, 2018, 12:33 a.m.

Dje më datë 14.03.2018 kryetari i PD Lulzim Basha uroi  Angela Merkel për votëbesimin si kancelarja e Gjermanisë në mandatin e katërt të saj.

Drejtimi i Gjermanisë nga Merkel për katër vitet e ardhshme është një lajm pozitiv dhe domethënës edhe për Europën, sepse sfidat në nivel europian kërkojne vizion të qartë dhe vullnet të fortë.

Kancelarja mori falendërime për vëmendjen e saj për Shqipërinë dhe Europën Jug-lindore, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes CDU-së dhe PD-së, dy parti motra, anëtare të Partisë Popullore Europiane.

Partia Demokratike njofton se Basha ia dërgoi urimet kancelares Merkel nëpërmjet një letre, ku shpreh se “me zonjën Merkel në krye të qeverisë federale, Gjermania ka sërish një udhëheqje të qëndrueshme dhe të besueshme në një kohë plot sfida”.