Thirrje për Pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Qerbala

Publikuar në Mars 17, 2018, 12:31 a.m.

Drejtori i Panairit  Nërkombëtar të Librit në Qerbela në Irak ka ftuar botuesit irakianë dhe të huaj për të marrë pjesë në edicionin e 14-të të ngjarjes. 

Sipas faqes së internetit të Al-Kafeel, Panairi i Librit do të organizohet në qytetin e shenjtë të Qerbelasë nga 15 deri në 25 prill, 2018, në periferi të festivalit ndërkombëtar të 14-të "Rabee'-ul-Shahadah" (Pranvera e Shehid llëkut).

Ata që dëshirojnë të paraqesin librat, botimet e tyre të fundit në Panairin e Librit mund të marrin më shumë informacion nga faqja e internetit e Panairit në https://rabee.alkafeel.net/index.php?main.

Panairi  zhvillohet çdo vit në përvjetorin e ditëlindjes së Imam Husseinit (a.s.), Hazrat Abbasit (a.s.) dhe Imam Sexhxhadi (a.s.).

Panairi është organizuar nga Astani  (Kujdestaria) e dy Xhamive të Shenjta, të Hazreti Imam Husseinit (a.s.) dhe Hazrati Abbasit (a.s.).



Burimi : IQNA