Veprat Islame në gjuhën ruse i dhurohen Kuvendit të Iranit

Publikuar në Mars 17, 2018, 12:30 a.m.

Fondacioni i Studimeve Islamike të Rusisë i dhuroi një koleksion botimesh të saj bibliotekës së Parlamentit të Iranit (Asambleja Konsultative Islamike).

Sipas fondacionit, kjo dhuratë është  në përputhje me ndërveprimin ndërmjet qendrave shkencore dhe universiteteve në Iran dhe Rusi.

Instituti Islamik i Moskës, Biblioteka Shkencore Kombëtare e Republikës së Osetisë së Veriut dhe Biblioteka e Shtetit Rus në Moskë janë disa qendra të tjera që kanë pranuar  veprat islame të fondacionit.

Qëllimi kryesor i fondacionit është përhapja e studimeve islamike dhe promovimi i njohurive rreth Islamit në Rusi.  

Publikimet e fondacionit janë në dispozicion në libraritë kryesore si Labyrinth Books, Chitai-gorod, Litra, Ozon dhe Biblio Globus.

Islami është feja e dytë më e përhapur në Rusi. Ka 16 deri në 20 milionë myslimanë që jetojnë në Rusi, duke përbërë rreth 15 përqind të popullsisë së saj.



Burimi : IQNA