Drejtoresha e re e CIA-së, Gina Haspel njihet si torturuese

Publikuar në Mars 17, 2018, 12:27 a.m.

Gina Haspel, e njohur për torturat e pabesueshme ndaj të zënëve rob në vrimat e zeza të CIA-së dhe për zhdukjen e ingjizimeve, u bë femra e parë që u soll në drejtorinë e CIA-s.

Geri Haspel e cila u soll në drejtorinë e CIA-së, pozitë e cila u lirua nga Mike Pompeo i cili u emërua në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga presidenti amerikan, Donald Trump, është një nga emrat ndaj të cilëve kanë reaguar më së shumti organizatat e të drejtave të njeriut, e njohur me titullim ‘torturuese profesioniste’.

Gina Haspel, femra e parë e cila do të sillen në drejtorinë e CIA-së, është emri kryesor për rrëmbimin e 'të dyshuarve terroristë' pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për zënien e robëve në qendrat e quajtura ‘vrimat  zeza’ dhe për torturën ndaj tyre.

Haspel, e cila u bashkua me CIA-n në vitin 1985 dhe u emërua nënkryetare e CIA-s vitin e kaluar, ishte sjell në krye të burgut të CIA-s në Tajlandë për herë të parë jashtë SHBA-së vitin në 2002.

Lajmi se ajo pati torturuar në ‘vrimën e zezë’ në Tajlandë në vitin 2002, dy shtetas të Arabisë Saudite të dyshuar terrorist dhe se i ka zhdukur video-ingjizimet e kësaj torture në vitin 2005, pati bërë bujë të madhe nëpër media. Përmes shkatërrimit të provave, Kongresi amerikan u pengua për informimin e publikut lidhur me programin e torturës.

Edhe Edward Snowden, një ish-punonjës i CIA-s dhe NSA-së, i cili i zbuloi operacionet dëgjimore të SHBA-së në një shkallë ndërkombëtare, tha gjithashtu se Haspel luajti një rol të rëndësishëm në sistemin e torturës.

Snowden në llogarinë e tij të Twitter tha: “Drejtoresha e re e CIA-s luajti një rol kyç në programin e torturës dhe fshehjen e këtij programi në mënyrë të paligjshme. Emri i saj gjendet në urdhërat e fshehta për shkatërrimin e të gjitha të dhënave në mënyrë që të mos kalojnë në duart e Kongresit.  E pabesueshme.”

Snowden i cili publikoi lajmin e New York Times ku thuhej se Gina Haspel ka torturuar dy të zënë rob në vitin 2002 dhe më pas i ka zhdukur video ingjizimet që konfirmuan marrjen në pyetje me dhunë në burgun sekret në Tajlandë, ka shkruar se për shkak të rrezikut që Haspel ka shumë të ngjarë të merret në paraburgim, nuk do të jetë në gjendje të vizitojë vendet e Bashkimit Europian.

Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR) kishte kërkuar leje nga qeveria gjermane që të merrte Haspelin në arrest në lidhje me një rast të torturës kundër të dyshuarve terroristë në qershor.



Burimi : Welayet News