Tiranës po i shkatërrojnë histurikun, teateri i ri i falsifikuar

Publikuar në Mars 16, 2018, 12:46 a.m.

Në rubriken ‘Opinion’ në News24 ishte i ftuar regjisori Kastriot Çipi, i cili është kundër shembjes së Teatrit pasi ai është monument i gjallë i historisë. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se projekti është abuzim i pastër me pushtetin dhe se pamjet që janë treguar nuk janë pamjet reale të teatrit të ri.

“Teatri Kombëtar dhe ajo ndërtesë janë një monument i gjallë i historisë së Tiranës. Dhe ky është augmenti kryesor që nuk duhet të shembet. Teatri Kombëtar ka pasur edhe një kat të tretë në llozha, që është përdorur për magazinimin e kostumeve,  mbyllje të llozhave, suva me kallame . Ndërtesat nuk shemben sepse nuk më pëlqejnë mua apo ty apo kryeministrit. Këtu bëhet fjalë për para publike. Ndoshta dikush mund ta shemb shtëpinë e vet. Por jo ato godina me para publike.”- shprehet Çipi.

Ai shton gjithashtu- “Nuk ka pasur ekspertizë dhe as vlerësim të gjendjes. Jemi në kushte të abuzimit të pastër me pushtetin. Pushtetari thotë se ‘kjo ndërtesë nuk do të rri më sepse nuk dua unë që të rri’. Nëse arrihet në konkluzionin që kjo godinë duhet shembur, pse të mos diskutojmë se si do të bëhet. Edhe nëse ka një përfundim të specialistësh inxhinierësh se kjo godinë nuk bën më, jemi për të njëjtën fasadë. Nuk jam në mendjet e shqiptarëve. Fasada është identiteti i asaj ndërtese.”