“Në Ballkan erdha, pse nuk vjen ti në Siri’’ - Erdogani, NATO-s

Publikuar në Mars 16, 2018, 12:44 a.m.

Erdogan në Kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) tha- “Ajo që ne donim. Na thirrët në Afganistan erdhëm, na thirrët në Somali erdhëm, na thirrët në Ballkan erdhëm. Tani ne të thërrasim ty, eja, hajde në Siri. Pse nuk vjen?”

Ai po i drjtohej NATO-s, - “Ku është NATO? Ne kaq shumë luftojmë këtu. A nuk është Turqia një anëtare e NATO-s? Ku je? Në Afganistan menjëherë thirri të gjitha anëtarët e NATO-s, e çfarë është me Sirinë? Vendet anëtare të NATO-s në Siri, të kishin forcë do të na kundërshtonin, por nuk guxojnë sepse e shohin qëndrimin e drejtë të Turqisë”.

Erdogan kritikoi NATO-n dhe sqaroi çdo paqartësi rreth territoreve, ai kërkon mbështetje kundër terrorizmit në kohët e vështira të Sirisë.