Hoxhë Krasniqi me gjykimin e radhës, akuza për shmangie nga tatami e jo terrorizmi

Publikuar në Mars 16, 2018, 12:43 a.m.

Shefqet Krasniqi do të përballet përsëri në gjykatë sepse ka vazhduar seanca gjyqsore. Me akuzat për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit. 

Por gjatë kësaj seance është duke dëshmuar inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, Xhemë Shala, lidhur me pikën e akuzës për shmangie nga tatimi.

Ai ka mohuar se imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi ka fshehur të dhënat nga ATK-ja.

“Ato të dhëna që i ka pasur i ka paraqitur", u shpreh dëshmitari Shala. Kryetar i trupit gjykues është gjykatësi Beqir Kalludra.