Arsimi pa ndërhyrje politike, përndryshe shkatërrimi i rinisë kosovare

Publikuar në Mars 16, 2018, 12:40 a.m.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,Apostolova ka përmendur  grevat e arsimit të cilat po mbahen në Kosovë dhe sipas saj duhet reformë dhe kategorizim të pagave në mënyrë që mos të ndodhin gjëra të tilla.

Ajo tutje ka shtuar se Kosova ka dështuar disa herë t’i bindë zyrtarët e BE-së në lidhje me progresin në arsim.

“Nuk duhet të ketë ndërhyrje politike, mësimdhënësit duhet të jenë të kualifikuar. Në këtë formë nxënësit nuk mund të dinë të lexojnë dhe të shkruajnë ashtu sikurse ka dalë në testin PISA e dhimbshme, por realitet i vërtetë”, ka thënë Apostolova në publikimin e raportit “Zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë”.