Bëni tregti, mos luftoni

Publikuar në Mars 15, 2018, 12:26 a.m.

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk të mërkurën ka kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump që të mos minoj lidhjet e gjata transatlantike me përpjekjet e t’ia të realizojë përfitimin ekonomik duke vendosur tarifa tregtare. “Të jem i qartë, në vend se të rrezikojmë luftën tregtare, të cilin ai në të vërtet është i padurueshëm, do të duhej të dëshirojnë një bashkëpunimin më të gjerë”, ka deklaruar Donald Tusk në konferencën për gazetarë në Helsinki.

Përfaqësuesja evropiane për tregti Cecilia Malmstrom ka porositur parlamentin evropian se blloku 28 anëtarësh do të vazhdojë të kërkojë përjashtim nga tarifat amerikane, për import të çelikut dhe aluminit të cilin Trumpi do të mund të fuste gjatë kësaj jave, njëkohësisht duke përgatitur kundërmasa për mallra amerikane.

Trumpi thekson se tarifat janë të nevojshme duke e arsyetuar me arsyet e sigurisë kombëtare, por Malmstorm ka insistuar se ajo është dinakëri:”Dyshojmë se hapi amerikan praktikisht nuk është i bazuar në arsyet e sigurisë porse kjo është masa e bllokadës ekonomike nën maskën e tillë.

Mosbesimi në mes aleatëve shumëvjeçar është përforcuar nga koha kur Trumpi u zgjodh president vitin e kaluar, gjersa tarifat amerikane vetëm se kanë përjashtuar këtë ndjenjë. Tuski ka deklaruar se nuk është shumë vonë që të ndryshojë trendi i tillë dhe ka kërkuar nga Trumpi të përmbush premtimet se do të përjashtojë”miqtë e vërtetë” nga tarifat tregtare të imponuara.

Duke përkujtuar se bota ka kaluar në për dy luftëra botërore  dhe Luftën e ftohtë, Tuski ka deklaruar :”Do të doja të theksojë se sot bota e lirë ka mbijetuar gjatë dekadave më të vështira duke iu falënderuar faktit se evropianët dhe amerikanët janë miqtë të vërtetë”.”Prandaj të festojmë këtë miqësi, të mos e kontestojmë ka thënë ai. Trumpi në vend se të nisë luftë tregtare, do të duhej të ri startojë bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë transatlantike të cilin e ka nis ish presidenti amerikan Barack Obama.

“Tani do të duhej të ktheheshim bisedimeve të tilla. Zotëri president, udhëhiqni tregtinë, e jo luftën, ka përfunduar  Tuski.



Burimi : Global Cir