Dijetarët sunitë pakistanezë vizitojnë Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait

Publikuar në Mars 14, 2018, 1:10 p.m.

Një grup dijetarësh muslimanë sunitë nga Republika Islamike e Pakistanit vizitoi Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.)

Sipas Astan News, një grup prej 14 personash dijetarë suni nga Republika Islamike e Pakistanit vizitoi Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait.

Ky grup i cili kishte ardhur nga Pishavari në vizitë të Xhamisë të Imam Ali Ibn Musai el-Reza (a.s.) ka parë programe dhe ceremoni të posaçme të parashikuara nga seksionet e gjuhës urdu të përgatitura nga Zyrja e Vizitorëve jo Iranianë të Kujdestarisë të Astan Kuds Razavi,

Huxhxha el-Islam ve al-Muslimin Mudarressi, kreu i zyrës së komunikimit islamik të Astan Kuds Razavit, foli për  unitetit dhe solidaritetit mes muslimanëve dhe gjithashtu për rëndësinë e modelimit të sjelljes së profetit Muhammed (a.s.) , Familjes dhe trashëgimtarëve.

Grupi vizitoi oborret dhe portikët e Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait (a.s.) dhe u njoh me arkitekturën, dekorimet dhe punimet e pllakave të kompleksit.

Studiuesit sunitë pakistanezë gjithashtu kanë vizituar muzeumet dhe bibliotekën e Astan Kuds Razavi dhe më në fund u ftuan në sallën e banketeve të Xhamisë të Imam Rizait (a.s.).



Burimi : Astan Quds Razavi