Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran: Irani nuk lejon asnjë fuqi të ndërhyjë në çështjet e tij

Publikuar në Mars 13, 2018, 11:04 p.m.

Imami i namazit të xhumasë  në Teheran deklaroi se prania e Iranit në rajon nuk ka lidhje me asnjë fuqi të huaj dhe Irani nuk lejon asnjë fuqi që të ndërhyjë në çështjet e tij.

Huxhetul-Islam Kazim Sadeghi në hytben e namazit të xhumasë në Teheran tha: “Çështja se shtetet evropiane të luajnë rolin e ndërmjetësuesit të Amerikës dhe t’i thonë Iranit se duhet të marrë leje nga ata në lidhje me çështjet rajonale, në asnjë mënyrë nuk është e pranuar dhe Irani deri më sot nuk ka lejuar asnjë vend që të ndërhyjë në politikat e tij dhe tani e tutje,  gjithashtu nuk do të lejojë asnjë vend që të ndërhyjë në politikën e tij”.

Ai shtoi se prania dhe ndikimi rajonal i Iranit është qëndresë kundër veprimeve komplotiste të Amerikës dhe të faktorëve të tjerë shkatërrues në rajon. Kazim Sadeghi në vazhdim vuri në dukje dështimin e komploteve të arrogancës botërore për të goditur Republikën Islamike dhe deklaroi:

“Të gjithë këto komplote janë bërë për të krijuar trazira dhe kryengritje  në Iran gjatë muajve të kaluar, mirëpo janë neutralizuar me vigjilencën e popullit iranian dhe me maturinë e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit”. Kazem Sadeghi në fund uroi përvjetorin e lindjes së Hazretit Fatima (s.a.).



Burimi : Pars Today