SHBA-të eksportuese më e madhe e armëve

Publikuar në Mars 13, 2018, 12:52 a.m.

Eksporti i armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë pesë viteve të fundit, në fund të vitit 2017, është rritur për 25%, sipas shënimeve të publikuara të Institutit ndërkombëtar për hulumtime paqësore nga Stokholmi.

Gati 34% të eksportit të tërësishëm global të armëve i bie mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vendin e dytë është Rusia, me 22% në eksportin global botëror.

Pasojnë Franca, Gjermania dhe Kina, të cilët kanë mbajtur pozitat e eksportuesve më të mëdhenj të teknologjisë ushtarake, gjersa India është importuesi më i madh.

Shitja e armëve Lindjes së Afërt, Azisë dhe Oqeanisë është rritur, ndërsa nga ana tjetër është shënuar rrjedha më e dobët e armëve në Afrikë, Amerikën Veriore dhe Jugore dhe Evropë.

49% të eksportit të gjithëmbarshëm të armëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon në shtetet e Lindjes së Afërt, ndërsa Arabia Saudite duke i falënderuar rritjes së importit prej 225% gjatë pesë viteve të fundit, me ç’rast është shndërruar në importuesin e dytë më të madh të armëve në botë.

Gjatë periudhës së viteve 2013-2017, tregtia globale e armëve është rritur për 10% në krahasim me periudhën pesëvjeçare të mëparshme.



Burimi : Al Jazeera