‘Ushtria siriane ka gjetur punëtori sekrete kimike të militantëve në lindje të Gutas'

Publikuar në Mars 13, 2018, 12:49 a.m.

Koloneli Feruz Ibrahim nga ushtria siriane, deklaroi se pas tërheqjes së militantëve, gjatë pastrimit të bërë në fshatin Aftris të Gutas Lindore, kanë gjetur një punëtori që përdoret për prodhimin e municioneve kimike.

 Koloneli sirian Ibrahim, i cili bëri deklaratë për gazetarët, tha: “Ata me siguri po i prodhojnë këto municione me qëllim që të bëjnë një provokim për të akuzuar qeverinë për përdorimin e armëve kimike."

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) kishte konfirmuar më parë se janë shkatërruar të gjitha armët kimike në Siri.

Edhe ministria e jashtme siriane paralajmëroi gjithashtu se militantët në Guta Lindore mund të përdorin armë kimike për të akuzuar forcat qeveritare.

Edhe qendra ruse e monitorimit të armëpushimit në Siri raportoi se terroristët janë të gatshëm të bëjnë provokime lidhur me përdorimin e armëve kimike.

Një zyrtar sirian theksoi se ata janë të gatshëm të mbështesin çdo hetim që do të bëhet lidhur me pretendimet e përdorimit të armëve kimike në vend, por që organizatat ndërkombëtare refuzuan të bashkëpunonin me Damaskun.

Ushtria siriane akuzohet shpesh për përdorimin e armëve kimike që nga fillimi i krizës në vitin 2011.



Burimi : Sputnik News