Dorëshkrimi befasues që vë në pikëpyetje Krishterimin

Publikuar në Mars 13, 2018, 12:46 a.m.

Gjendet një dorëshkrim të paktën 1450 vjet i vjetër, apo që daton edhe nga shekulli i parë i Erës së Re. Ky dokument është shkruar në gjuhën antike siriane dhe flet për jetën sociale, familjare dhe politike të Krishtit. Edhe pse më parë janë zbuluar ungjij të humbur, asnjëri prej tyre nuk ka bërë bujë kaq të madhe në mesin e dijetarëve, sikur ky për të cilin e kemi fjalën.

Ai pretendon në mënyrë sensacionale se Krishti ishte martuar me Mary Magdalenen, bile edhe kishte pasur fëmijë me të. 

Ekzistojnë dëshmi të shkruara që e sugjerojnë këtë. Dorëshkrimi e quan Josephin, sikur edhe Krishtin, djalë të Zotit. Duke pritur që të rizbulohet në bibliotekën britanike  është një dorëshkrim antik i kishës së hershme, të kopjuar nga një murg anonim.