Ajetullah Hamenei ekspozon standardin e dyfishtë për përdorimin e lëndëve kimike

  • Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei duke përshëndetur një grup adoleshentësh dhe të rinjsh gjatë një takimi më 10 mars 2018 në Teheran (foto e mundësuar nga leader.ir)
Publikuar në Mars 12, 2018, 12:25 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka akuzuar një numër të caktuar shtetesh se janë duke aplikuar një standard të dyfishtë përsa i përket qasjes së tyre në lidhje me përdorimin e armëve kimike.

 

Gjatë një takimi të zhvilluar gjatë ditës së shtunë me një grup adoleshentësh dhe të rinjsh në Teheran, Udhëheqësi ka vënë në dukje përdorimin e armëve kimike nga regjimi i ish-diktatorit irakian, Sadam Husein kundër popullit iranian gjatë luftës tetëvjeçare në vitet 1980.

Ajetullah Hameneiështëshprehur segjatë zhvillimit të kësaj lufte Franca i ka dhënë regjimit të Sadamitavionëve dhe helikopterëve më të zhvilluarë të asaj kohë, ndërsa Gjermania e ka furnizuar me lëndë kimike toksike.

Udhëheqësi ka vijuar duke u shprehur se “Ata që sot po sulmojnë një grup të caktuar përsa i përket akuzës së përdorimit të lëndëve kimike, janë të njëjtët me ada që i kanë mundësuar Saddamit lëndë të këtilla për prodhimin e bombave.”

Ajetullah Hameneiështë shprehur më tej se ka ende ushtarë iranianë që vazhdojnë të vuajnë nga pasojat e sulmeve kimike të Saddamit dhe shumë të tjerë kanë rënë dëshmorë si pasojë e përdorimit të këtyre armëve.

Qindra mijëra iranianë mbetën të vrarëgjatë luftës së imponuarë nga Iraku dhe shumë më tepër të tjerë mbetën të ekspozuarë nga armët kimike, si gazin mustard, që u përdorën në atë kohë nga regjimi i Sadamit.

Iraku dikur zotëronte një arsenal të madh të armëve kimike, prodhimi i të cilave ishte bërë edhe më i lehtë duke përftuar nga eksportet e lëndëve kimike, si dhe nga mbështetja financiare dhe teknologjike si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga vendet e tjera perëndimore.

Sipas të dhënave që bën me dijeshërbimet inteligjente amerikane të CIA-s, kuptohet se ata ishin në dije në lidhje me faktin seekzistonte një përdorim i armëve kimike nga Iraku qysh në vitin 1983, megjithatë SHBA-ja nuk ndërmori asnjë veprim kundër shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe madje nuk arriti as deri aty sa të paktën të vinte në dijeni OKB-në.

Vërejtjet e Ajetullah Hameneivijnë pikërisht në një kohë kur SHBA-ja dhe aleatët e saj janë duke akuzuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike gjatë luftës kundër grupeve terroriste. Damasku i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se me ngritjen e këtyre akuzave kanë për qëllim të mbrojnë terroristët e mbështetur nga jashtë përballë fitoreve që ëhtë duke shënuar ushtria.

Udhëheqësi ka vazhduar më tej duke u shprehur se autoritetet ndërkombëtare e imponuan mbi Iranin këtë luftë tetëvjeçare me qëllim që të shkatërroninRevolucionin Islamik, mëgjithatë ata nuk e arritën këtë qëllim falë trimërisë, kujdesit dhe sakrificave të rinisë iraniane.

Udhëheqësi së fundmi ka shtuar se pavarësisht mbështetjes financiare dhe ushtarake të përhapurë në shumë fusha të Perëndimit për regjimin e Sadamit, iranianët arritën të shkatërrojnë të gjitha përpjekjet e armikut kundër Revolucionit Islamik duke u mbështetur në “besimin” e tyre dhe në udhëzimet e të ndjerit Imam Humeini.



Burimi : Press TV