Shpallen fituesit e Garave Kur’anore Evropiane

Publikuar në Mars 12, 2018, 12:15 a.m.

Qendra Islame e Hamburgut njoftoi fituesit e Garës së VI-të  Ndërkombëtare Kur'anore për Muslimanët në Evropë.

Qendra Dar-ul-Kur'ani al-Kerim organizoi garën më 2-4 mars 2018.

170 muslimanë nga vende të ndryshme evropiane, përfshirë Gjermaninë, Danimarkën, Belgjikën, Britaninë, Portugalinë, Italinë, Suedinë, Francën, Austrinë dhe Holandën, konkuruan në ngjarjen kur’anore.

Ajo u mbajt në dy seksione të ndara për burrat dhe gratë për dy grupmoshat, të adoleshentëve dhe të rriturve.

Kategoritë e garave përfshinë këndim e Kur’anit, mësimin përmendësh të  Kur'anit, Ezanin (thirrjen për namaz) dhe parimet Kur'anore.

Muhammed Muhammedi nga Gjermania, Mustafa Ahmadian nga Gjermania, Jusuf al-Assadi nga Suedia dhe Jusuf al-Khafaxhi nga Danimarka ishin midis fituesve të rangut të lartë, sipas jurisë së garave.

Qendra Dar-ul-Kur'ani al-Kerim organizon çdo vit Garën Kur’anore me qëllim të promovimit të kulturës Kur'anore dhe identifikimit të talenteve Kur'anore në mesin e muslimanëve evropianë.



Burimi : IQNA