Xhihadi islam: Vazhdimi i Izraelit sionist është i pamundur

Publikuar në Mars 10, 2018, 9:21 p.m.

Përfaqësuesi iranian i Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, Nasir Abu Sharif tha se ekzistenca e regjimit izraelit sionist nuk mund të qëndroj për shkak të strukturës pushtuese dhe sultanatit.

Sipas raportit të IRNA-së, Nasir Abu Sharif, në deklaratën e bërë mbrëmë në Bushehr, që ndodhet në jug të Iranit, tha se regjimi terrorist i Izraelit është duke treguar fytyrën më të keqe të imperializmit dhe të sionizmit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ebu Sharif tha se sipas raporteve zyrtare të OKB-së, dy të tretat e popullit palestinez nuk kanë shtëpi si rezultat i politikave të regjimit terrorist të Izraelit të bazuara në vrasje.

Personaliteti palestinez tha se territoret palestineze nuk ishin vetëm të pushtuara, por në të njejtën kohë ishte hequr edhe identiteti islamik, veçanërisht Jeruzalemi dhe Mesxhidi el-Aksa.

Zyrtari i Lëvizjes së Xhihadit Islamik tha se për shtetet perëndimore dhe imperialiste, sidomos për Anglin, Lindja e Mesme është gjithmonë një objektiv si në aspektin e fesë, ashtu edhe të burimeve nëntokësore dhe mbitokësore dhe prandaj, ky rajon nuk ka parë besim dhe paqe për shumë vite.



Burimi : Welayet News