Kryetari Dr. Hassan Ruhani: Fatima al-Zahra (a.s.) model më i mirë për gratë përgjithmonë

Publikuar në Mars 10, 2018, 5:04 p.m.

Duke folur në seancën e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor (SCCR) të martën, Dr Hassan Ruhani shtoi: "Imam Humejni  (r.a.)  ishte një figurë e shquar, shërbimi i të cilit për Islamin dhe pavarësia dhe dinjiteti i kombit iranian ka qenë i rrallë, nëse jo të pashembullt, në shekujt e fundit ".

Kryeyari dr.Hassan Ruhani uroj ditëlindjen e Fatima al-Zahra (a.s.) dhe Imam Humejnit (r.a.) dhe ditën e gruas, duke theksuar:

" Fatima al-Zahra është, dhe do të jetë, modeli më i mirë për gratë në histori ".

Duke folur në seancën e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor (SCCR) të martën, Dr. Hassan Rouhani shtoi:

"Imam Humejni (r.a.) ishte një figurë e shquar, shërbimi i të cilit për Islamin dhe pavarësia dhe dinjiteti i kombit iranian ka qenë i rrallë, nëse jo i pashembullt, në shekujt e fundit ".

Duke përgëzuar ditën e gruas, Kryetari, dr.Hassan Ruhani tha:

"Në Islam dhe në mësimet e pasardhësve të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) , gratë kanë një nivel të lartë dhe kjo ka qenë baza për të drejtat e grave gjatë katër dekadave pas revolucionit".

Gratë dhe nënat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e pavarësisë së vendit tonë, revolucionit dhe Mbrojtjes së Shenjtë", vazhdoi Ruhani.

Kryetari  vazhdoi t'i referohej pranisë së 3 grave në kabinet, 7 si zëvendësministre dhe dhjetëra këshilltareve dhe menaxhereve të përgjithshme në organet ekzekutive, duke thënë: "Në 4 vitet e fundit, më shumë se 2 milion vende pune janë gjeneruar në vend , një pjesë shumë e rëndësishme e të cilave është ndarë për gratë ".



Burimi : President.ir