Hizbullah: Regjimi sionist po shfaqet me fytyra të ndryshme në rajon

Publikuar në Mars 10, 2018, 4:59 p.m.

Duke vënë në dukje rëndësinë e tolerimit ndaj rreziqeve dhe krizave të mëdha të regjimit sionist në ceremoninë e martirizimit të një prej muxhahidëve të rezistencës, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sheik Naim Kasim tha: “Nëse nuk mund të themi se regjimi sionist është përgjegjës për të gjitha këto rreziqe dhe kërcënime, ne nuk mund të gjejmë asnjë iniciativë efektive dhe të suksesshme. Nëse nuk e dimë se arsyeja e ngarkimit të këtij rajoni me luftë, konflikt dhe paqëndrueshmëri është ky regjim, ne nuk do të kemi asnjë shpresë për përparim dhe zhvillim.”

Sheik Naim Kasim theksoi se zhvillimi i rezistencës do të jetë efektiv, duke thënë: "Regjimi sionist po përpiqet të shfaqë veten si të shtypur para publikut botëror dhe kur lëndohet vetëm një ushtarë i saj, e reflekton atë shumë gjerësisht si dhe thonë se janë në rrezik nga të rinjët palestinez.”

Sheiku Naim Kasim, i cili deklaroi se Amerika dhe disa vende të tjera mbështesin fuqishëm regjimin sionist, tha: ”Në kontekstin e konsolidimit të politikës okupuese, sionistët po përpiqen të përgatitin komplot me disa prej vendeve të mëdha të botës dhe të përhapin ligësin në të gjithë botën. Por ata kurrë nuk heqin dorë nga rolet e tyre shtypëse. Amerika dhe Izraeli po përdorin metoda të ndryshme shtypëse dhe dërrmuese për të legjitimuar këtë regjim. Nga ana tjetër, boshti i rezistencës po punon natë e ditë për lirinë e atdheut dhe të Palestinës dhe për kthimin e mrekullisë dhe madhështisë tek muslimanët dhe ata kanë arritur përfitime të jashtëzakonshme në këtë kontekst.”

Duke thënë se liria e Palestinës është liria e tërë rajonit, Sheik Naim Kasim u shpreh: “Ka nga ata që thonë se Hizbullahu është duke arritur këto fitore me ndihmën e Iranit, ose se Irani dëshiron të arrijë qëllimet e tij me ndihmën e të tjerëve; këto fjalë janë të pakuptimta dhe qesharake. Çfardo që bëmë ishte për Libanin dhe Irani po na ndihmon me një titull miqësor. Irani është si një nënë që është e kënaqur kur fëmiu i saj i lë pas të gjitha vështirësit dhe i realizon qëllimet e tij. Irani është nëna shpirtërore e rezistencës dhe na ndihmon duke mos pritur asgjë prej nesh. Irani merr pjesë në të gjitha arritjet tona; ne jemi të kënaqur me të gjitha arritjet e rezistencës dhe nuk kemi frikë nga asgjë. As armiqtë nuk duhet të na bëjnë presion dhe kërcënojnë; sepse ne jemi në kulmin e lumturisë.”

Duke kujtuar se boshti i rezistencës përfitoi nga të gjitha arritjet të botë dhe se armiku i tij u shfaq në fytyra të ndryshme, tha: Armiku ynë është një, në Irak, Palestinë, Liban, Siri, Jemen dhe Egjipt dhe ai është regjimi sionist. Ky regjim nganjëherë gjendet në dhunim të drejtpërdrejtë dhe nganjëherë përfshihet në çështjet amerikane dhe perëndimore.



Burimi : Welayet News