SHBA: Irani dëshiron të na nxjerrë nga Lindja e Mesme

Publikuar në Mars 10, 2018, 4:39 p.m.

Duke folur në seancën e Komitetit Amerikan-Izraelit për Marrëdhënie me Publikun (AIPAC), Rubio tha se përpjekjet strategjike të Iranit lidhur me rajonin po vazhdojnë dhe se Irani synon të largojë Shtetet e Bashkuara nga rajoni dhe kështu Irani po përpiqet të jetë forca e rajonit.

Pretendime të tilla nga zyrtarët amerikanë kundër Iranit po bëhen në një kohë kur Republika Islamike e Iranit, në drejtim të luftës kundër terrorizmit me ftesë të vendeve të rajonit, e ka hequr organizatën terroriste ISIS të mbështetur nga SHBA në Irak dhe Siri. Përderisa, bashkëpunimi i Iranit në luftën kundër terrorizmit fitoi vlerësimin e qeverive irakiane dhe siriane dhe popullit të tyre, forcat jashtë-rajonale të tilla si Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të shqetësuara për shkatërrimin e organizatave terroriste, të cilat janë pasuria dhe bashkëpunëtori i tyre në rajon.

Seanca e organizatës AIPAC, e njohur si organizata lobiste sioniste, mbahet çdo vit dhe politikanët amerikanë dhe izraelitë, në këtë seancë, mbajnë fjalime për çështje të ndryshme. AIPAC është lobi më i fuqishëm dhe më me ndikim i sionistëve në Amerikë. Kjo organizatë ka ndikim të madh në politikat dhe qendrat vendimmarrëse amerikane.



Burimi : Welayet News