Ajetullah Hamenei: Irani nuk dëshiron të flasë me SHBA-në dheshtete të tjera ekstra-rajonale për rolin e tij rajonal

Publikuar në Mars 10, 2018, 4:33 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është shprehur se Republika Islamike nuk do të zhvillojë bisedime me SHBA-në apo vende të tjera jashtë-rajonale rreth prezencës së saj rajonale.

Ajetullah Hamenei ka bërënjë seri vlerësimeshgjatë një takimi në Teheran ditën e enjtenë praninë e një grupi të eulogizuesve fetarë me rastin e përvjetorit të lindjes së vajzës së Profetit Muhammed(paqja dhe mëshira e 

Allahut qoftë mbi të), Hadhrat Fatmah, ditë e cila është caktuar edhe si Dita Kombëtare e Grave në Iran.

“Ndërkohë që vetë Amerika ka një prani të korruptuar dhe të ashpër kudo nëpër botë, ajo vazhdon të krijojë dyshime në lidhje me praninë së e Iranit në rajon. A mos duhet të marrim vallë lejen e Amerikës për praninë në rajon?”

Lideri ka theksuar se “Në mënyrë që të kemi një rol prezent në rajon, a duhet të hymë në negociata dhe të zhvillojmë bisedime me qeveritë rajonale, apo me Amerikën? Në momentin që do të duam të shtrijmë prezencën tonë në Amerikë, atëherë do të zhvillojmë bisedime me rajonin!”

Duke iu përgjigjur disa prej deklaratave tëzyrtarëve evropianë, të cilët kishin treguar gatishmërinë e tyre për të negociuar me Iranin lidhur me praninë e tij në rajon, Ajetullah Hamenei ka përsëritur atë që ka thënë edhe mësipër në lidhje me Amerikën, “Çfarë lidhje keni ju me këtë çështje? A është ky rajon rajoni ynë apo juaji? Çfarë po kërkoni ju në këtë rajon? Ne i bëjmë marrëveshjet tona me kombet rajonale dhe i kemi arritur ato marrëveshje për arsye kemi shkuar përpara dhe do të vazhdojmë të ecim përpara.”

Diku në vijim të komenteve të tij, Udhëheqësi vuri në dukje se armiqtë kanë komplotuar në mënyrë të vazhdueshme kundër kombit iranian gjatë 40 viteve të fundit, duke shtuar se: “Armiqtë e Iranit kanë diskutuar në strukturat e tyre të krijimit të mendimit që prej disa muajsh, duke bërë plane për tre muajve të 

vitit [iranian], duke imagjinuar se mund ta sjellin drejt fundit Republikën Islamike në muajin iranian të Esfand (muaj i cili mbaron më 20 mars).

Ajetullah Hamenei ka theksuar se pavarsisht të gjitha komploteve që armiqtë e tij po mundohen të krijojnë, kombi iranian është gjithnjë i gatshëm që të përballet me çdo agresor të mundshëm.

Këto deklarata të udhëheqësit kanë ardhur pasi disa shtete evropiane dhe veçanërisht Franca kanë ngritur pretendime të ndryshme duke u mbështetur kryesisht në një teori se Irani është duke luajtur një rol destabilizues në rajon dhe për këtë arsye ka bërë thirrje që të vazhdohet me këmbëngulje programi raketor i republikës islamike.

Përpara vizitës së tij në Iran, ministri i punëve të jashtme për Francën, Jean-Yves Le Drian ka ngritur pretendimin se programi raketor i Iranit është një zhvillim tepër shqetësues dhe se po zhvillohet në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.

Po kështu, ai ka vazhduar edhe më tej duke u shprehur se ekziston një nevojë që të parandalohen aktivitetet me raketa të Iranit, të cilat nëse vazhdojnë kështu do të shndërrohen në një kërcënim për “të gjitha vendet e rajonit” dhe ka shtuar se një çështje të këtillë do ta shtronte për bisedime edhe në Iran.

Si njëkundër-përgjigje të komenteve të ashpra të Le Drian, Ali Akbar Velayati, një këshilltar i lartë i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei në lidhje me çështjet ndërkombëtare, i kërkoi Parisit qëtë mos ngrinte pretendime të cilat nuk e ka mundësinë t’i vërë në jetë.

Duke theksuar marrëdhëniet paqësore të Iranit me të gjitha vendet fqinje, ai ka vazhduar më tej duke u shpreur se Republika Islamike nuk mund të qëndronte indiferente ndaj lëvizjeve që synonin pajisjen me armë të shteteve fqinjë në baza të përditshme.

Velayatiështë shprehur se“Irani është një vend i pavarur dhe mund të mbrojë veten në çfarëdo lloj mënyre që e sheh të arsyeshme, qoftë kjo vetë-mbrojtje me raketa apo edhe me ndonjë mjet tjetër mbrojtës”, dhe ka vazhduar më pas duke u shprehur se, “Parapërgatitja për efekte mbrojtjeje është një prej të drejtave themelore të çdo kombi dhe asnjë vend nuk mund të marrë vendime në lidhje me të drejtat tonaas nuk mund të vendosin ... se cilat lloje raketash mund të posedojmë dhe cilat nuk mund t’i posedojmë.”

Duke mohur raportimet që pretendonin se Teherani dhe disa shtete evropiane kishin filluar negociatat e përbashkta në lidhje me rolin e Republikës Islamike në Lindjen e Mesme, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Iraniane, Barham Kassemi më 4 mars të këtij viti është shprehur se “Pa dyshim që kjo temë nuk është më as e re dhe as surprizuese, megjithatë ne i hedhim poshtë pretendimet në lidhje me një marrëveshje të këtillë të bazuar në këto korniza që pretendohet.”

Kassemi ka shtuar se Teherani dhe disa shtete të BE-së kanë zhvilluar bisedime në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që janë zhvilluar në konferencën e Mynihut në lidhje me situatën në Jemen, megjithatë ai ka theksuar se bisedimet kanë qënë fokusuar në arritjen e një marrëveshjeje për dërgimin e ndihmave atje dhe për t’i dhënë fund luftës së Arabisë Saudite në terriyoret e fqinjit të saj.

 



Burimi : Press TV