Planet për hapjen e ekspozitave të Kur'anit në të gjitha qytetet e Iranit

Publikuar në Mars 10, 2018, 4:28 p.m.

Zëdhënësi i Ministrisë së Kulturës të Iranit tha se janë duke u përpjekur të organizojnë ekspozita Kur'anore në të gjitha qytetet anembanë vendit në vitin e ardhshëm iranian (fillon më 21 mars).

Duke folur në një takim me një numër parlamentarësh në Teheran të dielën, Abdul Hadi Fejzadeh tha se ndërsa kryeqyteti Teheran çdo vit e organizon ekspozitën më të madhe të Kur'anit, ka përpjekje për të ngritur këtë ekspozitë në të gjitha 429 qytetet e Iranit në vitn 1397 (21 mars 2018 - 21 mars 2019).

Ai gjithashtu iu referua Festivalit të Ajeteve, festimeve të Ramazanit, javëve të Kur'anit, meqë programet e tjera janë planifikuar të mbahen në provinca të ndryshme nga Ministria e Kulturës.

Ekspozita Ndërkombëtare e Kur'anit në Teheran organizohet çdo vit nga Ministria e Kulturës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ajo ka për qëllim nxitjen e koncepteve Kur'anore dhe zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore.

Expo dhe ekspozita të tjera të tilla në vende të tjera të Iranit paraqesin  arritjet e fundit Kur'anore, si dhe një shumëllojshmëri të produkteve të dedikuara për promovimin e Librit të Shenjtë, Kur’anit.



Burimi : IQNA