Kurse trajnimi për mësuesit e Kur'anit në Xhaminë e Shejtë të Imam Aliut

Publikuar në Mars 8, 2018, 11:38 a.m.

Qendra Dar-ul-Kur'an e Astanit (Kujdestaria) e Xhamisë së Shenjtë Imam Aliut (a.s.). në Naxhaf, Irak, planifikon të mbajë kurse për trajnimin e mësuesve të Kur'anit.

Sipas faqes së internetit të Astanit, departamenti i arsimit të qendrës pret të trajnojë në kurse 100 mësues të Kur'anit.

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në kurset duhet të jenë të paktën 16 vjeç, tha Ala Muhsin, drejtori i qendrës.

Për kursistët gjithashtu u kërkohet të kenë përfunduara kursete Texhvidit  para regjistrimit për programin e trajnimit të mësuesve, shtoi ai.

Sipas Ala Muhsinit, kurset kanë për qëllim trajnimin dhe rritjen e aftësive mësimore dhe Kur'anore të mësuesve të Kur'anit dhe promovimin e kulturës Kur'anore në provincen e  Naxhafit  dhe në fusha të tjera të Irakut.

Ai tha se aplikantët duhet t'i referohen departamentit arsimor të Qendrës Kur’anore në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) për regjistrim.

Aktivitetet Kur’anore janë zhvilluar dukshëm në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Saddam Hussein në vitin 2003.

Ka patur një tendencë në rritje të programeve Kur'anore si gara, sesione recitimi dhe programe arsimore të mbajtura në  Irak gjatë viteve të fundit.



Burimi : IQNA