SHBA pengon të gjitha zgjidhjet ndaj krizës në Siri

Publikuar në Mars 7, 2018, 7:09 p.m.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kassem, kritikon  Shtetet e Bashkuara për pengimin e të gjitha zgjidhjeve të mundshme për krizën në Siri.

Duke folur në një tubim në Libanin e veriut, zyrtari i lartë i Hizbullahut tha se Uashingtoni mbështet Izraelin dhe bën lëvizje për të parandaluar zgjidhjen e krizës në Siri.

Ai tha gjithashtu se SHBA mbështet mbetjet e terroristëve të Daesh (ISIL ose ISIS) të pranishëm në zonat në lindje të Eufratit në Siri.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, SHBA-ja ka qenë, në mënyrë të nënkuptuar ose eksplicite, në mbështetjen e grupeve terroriste në Siri.

SHBA dhe aleatët e saj po bombardojnë atë që ata e quajnë pozicionet e Daesh në Siri që nga shtatori  i 2014 pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo pa një mandat i OKB.

Sulmet, megjithatë, kanë rezultuar në shumë raste me viktima civile dhe nuk kanë arritur të përmbushin qëllimin e tyre të deklaruar për të luftuar terrorizmin.



Burimi : IQNA