Muslim: Rusia lejoi operacionin e Afrinit

Publikuar në Mars 6, 2018, 7:26 a.m.

Ish udhëheqësi i PYD, Salih Muslim tha se deri më tani, ata kanë krijuar kontakt me qeverinë e Assadit përmes Rusisë.

Salih Muslim, i cili me kërkesën e Turqisë është marrë në paraburgim në Pragë dhe pastaj, është liruar, tha se nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me Damaskun.

Muslim i cili foli për Euronews tha: “Ne nuk kemi ndonjë marrëveshje apo kontakt të drejtpërdrejtë me regjimin. Siria vazhdimisht flet për sovranitetin. Kjo është një përparësi për të gjithë. Nuk kemi thënë kurrë se do të largohemi nga Siria dhe se do t’a përçajmë vendin. Por, sulmet e Turqisë në veri të Sirisë i shohim si shkelje të këtij sovraniteti. Sovraniteti i Sirisë duhet të ruhet."

Muslim i cili tha se çështja e thirrjes së regjimit për ndihmë ishte tërësisht vendim i qeverisë në Afrin, tha: “Qeverisë së Damaskut i kanë thënë se jemi të gatshëm të ju ndihmojmë nëse doni të mbroni sovranitetin tuaj. Disa njësi të armatosura erdhën në kufi, por nuk kishte ndonjë efekt serioz. Prandaj, ne nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me regjimin. Të gjitha bisedimet deri tani janë bërë përmes Rusisë.”

‘NUK E DIMË SE ÇFARË KA NDODHUR MES RUSISË, TURQISË DHE DAMASKUT’

Salih Muslim tha se Turqia mund të ketë rënë dakord me Damaskun dhe Iranin për operacionin. “Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në mes të Turqisë, Rusisë, Iranit dhe Damaskut. Qeveria turke është e gatshme të bëjë marrëveshje me këndo për të penguar kërkesat e kurdëve për demokraci, sidomos në Siri. Prapa dështimit për zgjidhjen politike në Siri qëndron Turqia. Ata nuk duan që kurdët të marrin të drejtat demokratike në Siri. Me qëllim që kërkesat e kurdëve të mos realizohen, ata mund të bëjnë marrëveshje me Damaskun, Iranin apo Rusinë” - tha ai.

‘RUSIA LEJOI OPERACIONIN E AFRINIT’

Muslim argumentoi se Rusia e lejoi operacionin e Afrinit dhe tha se Moska ishte e vetmja forcë që mund të ndal sulmet ajrore të TSK-së. Muslim deklaroi se: “Rusia po luan lojën e vet sepse i dha dritën e gjelbër operacionit të Turqisë. I vetmi vend që mund t'i ndalë këto sulme është Rusia. Ata dhanë dritën e gjelbër për sulmet ajrore në Afrin dhe po e mbajnë këtë qëndrim. Ekziston një lloj marrëveshje mes Moskës dhe Ankarasë. Ky nuk është misioni i Rusisë. Duhet të mbrojnë tokat siriane. Ne kemi një zyrë në Moskë, një zyrë zyrtare. Ne jemi në kontakt me autoritetet ruse por, nuk po mund të marrim përgjigje për pyetjet tona në këtë çështje.”



Burimi : Welayet News