Politika e jashtme e Rusisë në Lindjen e Afërt

Publikuar në Mars 6, 2018, 7:08 a.m.

Instituti për studime post diplomike në Dohë ka organizuar simpoziumin në të cilin ekspertët rus dhe arab kanë pasur rastin të diskutojnë për politikën e jashtme ruse në Lindjen e Afërt, rajonin me plot konflikte dhe tensione në mes aktorëve të ndryshme rajonal dhe ndërkombëtar. Simpoziumin dyditor në temën”Politika e jashtme e Rusisë në Lindjen e Afërt: vendosja e paqes apo përkeqësimi i konfliktit?” e ka organizuar  dega e master studimeve “Menaxhimi i konflikteve dhe veprimi humanitar” në Institutin e Dohës në bashkëpunim me qendrën arabe për hulumtim  dhe shkollën e lartë për ekonomi në Moskë.

Ditën e parë të simpoziumit profesori dhe hulumtuesi Andrej Korotajev ka thënë se politika e jashtme ruse mund njëkohësisht të vështrohet në atë paqësore dhe në atë e cila përkeqëson konfliktet. Korotajevi profesor në Institutin për studime orientale në Rusi, ka sqaruar se kjo ka të bëjë me politikën e jashtme të të  gjithë aktorëve kyç në rajon. Konsideron se asnjëra nga këto fuqi nuk e ka rolin i cili është larg nga dualizmi dhe vendosja e paqes dhe përkeqësimit të konfliktit, duke theksuar se roli i këtillë i fuqive të mëdha në të vërtetë është natyrore në përpjekjet e tyre që të realizojnë interesat e tyre më të larta.

Nga ana e tij, Ibrahim Fraihat, profesori me korrespodencë dhe udhëheqësi i master studimeve të cekur, konsideron se aktiviteti diplomatik rus në rajon është në kundërshtim me monopolin politik të cilën e kryejnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në konfliktet në rajon. Ka shtuar se roli rus në rajon aktualisht është bërë problem në sytë e opinionit arab, duke filluar nga imazhi të cilën e ka fituar Rusia në kuptim se ky është shtet i cili ofron mbështetje regjimeve nën pushtetin e të cilëve populli ka vuajtur, dhe kundër tyre është rebeluar, sikurse është fjala në Siri, Egjipt apo Libi. Fraihati konsideron se politika ruse në botën arabe ka punuar në përkeqësimin dhe komplikimin e konflikteve në rajon, duke ndjekur qasje të ngjashme gjatë zgjidhjes së çështjes së kryeqytetit çeçen nëpërmjet rrënimit dhe përjashtimit të palëve kyç në konflikt.

Hulumtuesi Muhamed Hamza ka folur për aspektin historik të marrëdhënieve ruso-arabe, duke thënë se me ardhjen e presidentit rus Vladimir Putinit në vitin 2000 ka filluar faza e re e politikës ruse, të cilën e karakterizon pragmatizmi. Disa nga karakteristikat më të shquara të kësaj politike është shqyrtimi rishtas i shteteve dhe përpjekjet e Putinit që Rusinë të kthejë në skenën ndërkombëtare si fuqi e madhe, e cila shfrytëzohet forca jashtë kufijve të Rusisë që të mbrohen interesat e saja politike dhe strategjike, konsideron ai.   



Burimi : Al Jazeera