Rusia ka fituar në Siri

Publikuar në Mars 5, 2018, 10:07 a.m.

Rusia me efikasitet mbresëlënës, fleksibilitet dhe përshtatshmërinë e veprimeve ushtarake dhe politike ka arritur të fitojë në Siri, vlerësoi revista profesionale e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”Militari reviou”, të cilin e publikon Qendra e përbashkët e Armatës amerikane.

Në materialin e publikuar ceket se Rusia arriti”të thejë monopolin e procesit të Gjenevës” të bisedimeve paqësore për Siri në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe “lidershipit diplomatit të SHBA-ve”.

Për zgjidhjen e konfliktit sirian tani më nuk janë më pak të rëndësishme bisedimet e rëndësishme që zhvillohen në Astana. Përveç kësaj, Rusia ka arritur të vendos lidhje produktive me të gjitha lojtarët kyç në rajon, duke filluar që nga Arabia Saudite, gjer tek Irani.

Më në fund, pushtetin e ka ruajt presidenti sirian Bashar al Asad, pozitat e të cilit pas fillimit të fushatës ruse janë aq shumë përforcuar sa që tani mund të diktojë kushtet e pjesëmarrjes së tij në bisedimet e Gjenevës.

“Kjo është fitore e dukshme për Rusinë e cila tani sukseset e saja i ka shndërruar në marrëveshjet afatgjate lidhur me bazën ajrore të krijuar në Hmejmin dhe bazën detare në Tartus, sikurse edhe i ka përforcuar pozitat e firmave ruse të cilët në të ardhmen mund të luajnë rol të rëndësishëm në rindërtimin e Sirisë”, shkruajnë autorë të shkrimit, analisti i Qendrës për analiza ushtarake-marinare Majkl Kofman dhe drejtori i Institutit”Kenan” nga Vashingtoni Metju Rozhanski.



Burimi : Sputnik News