Thirrje për Luftë kundër Korrupsionit nga Imam Hamanei

Publikuar në Mars 4, 2018, 7:33 a.m.

Kuvendi i Republikës Islamike të Iranit ka diskutuar kohët e fundit ligjin e "fitimit të paligjshëm të pronave". Ky projekt-ligj i ri, i mirëpritur nga shumica e deputetëve, do t’i marrë nën shqyrtim pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë gjatë 40 viteve. Projektligji në fjalë shihet si një hap i rëndësishëm për drejtësin në vend dhe në luftën kundër korrupsionit.

Ligji i "fitimit të paligjshëm të pronave" i nënshkruar nga 102 deputetë, do të zbatohet nën mbikqyrjen e forcave gjyqësore dhe të sigurisë. Thuhet se pas shqyrtimeve që duhet të bëhen me kujdes të madh, pasuritë e paligjshme duhet të merren nga pronarët e tyre dhe të transferohen në thesarin e shtetit.

Sipas ligjit që do të hyjë në fuqi në bazë të periudhës kohore nga Revolucioni Islamik iranian deri më sot, pasuritë që posedojnë politikanët do të krahasohen me pagat që ata marrin dhe ndryshimi midis niveleve të të ardhurave dhe pasurive do të transferohet në thesarin e shtetit.

E kemi parë nevojen për të rikujtuar fjalimin e bërë në adresim të deputetëve nga Udhëheqësi i Revolucionit Islamik lidhur me këtë temë të marr nga ana e deputetëve të Asamblesë së Republikës Islamike në këto ditë kur po luftohet korrupsioni.

Fjalimi Drejtuar Deputetëve i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik Lidhur me Luftën Kundër Korrupsionit

Një nga detyrat më të rëndësishme që duhet bërë është lufta kundër korrupsionit dhe ligësisë. Luftimi i korrupsionit nuk është vetëm një detyrë morale, por edhe një garanci për vazhdimin dhe menagjimin e ekzistencës së shtetit. Në letrën të cilën e kam shkruar dy vjet më parë lidhur me luftimin e korrupsionin, unë kam thënë se kjo është një temë e gjatë dhe delikate. Nëse korrupsioni neglizhohet dhe nuk luftohet, kjo do të thotë se të gjitha punët do të mbesin gjysma dhe të çala. Korrupsioni dhe ligësia i zhdukin edhe punët e mira të bëra në vend.

Mendoni për faktin se pishina është e mbushur me disa inç të tubave nga një pus i thellë, por pishina nuk është e mbushur. Në një rast të tillë, kur e shikojmë pishinën, shohim se shtresa e poshtme është e kalbur dhe madje ka një vrimë nën të. Sa do ujë që zbrazet nga lartë, po aq derdhet nga ana tjetër.  Edhe korrupsioni dhe ligësia janë kështu në një shoqëri.

Korrupsioni është i rrezikshëm si lebra, AIDS dhe kanceri, dhe luftimi i tij është i domosdoshëm. Megjithatë, do të ishte e padrejtë të thuhet se korrupsioni, ashtu si kanceri, e ka përfshirë të gjithë vendin dhe nuk duhet të rritet aq shumë. Ka emra të rëndësishëm në vend të cilët janë të pastër dhe përmbushin detyrat e tyre me meritë. Dhe shumica janë kështu. Por, edhe një korrupsion i vogël mund të ndotë një trup të tërë. Ndonjëherë një dhimbje e vogël dhëmbi mund të na largoj gjumin. Një dhimbje e thjeshtë dhëmbi mund t’a sprovoj nga shëndeti edhe një person të shëndetshëm pa ndonjë problem apo sëmundje në trupin e tij.

Edhe korrupsioni është i tillë. Lufta kundër korupsionit duhet të merret me seriozitet. Ju e përbëni një këmbë të kësaj lufte. Kur isha duke luftuar kundër korrupsionit, pa ndonjë nevojë nga ne, kuvendi po e ndjekte këtë situatë seriozisht dhe sakrifikoi për këtë luftë duke e hedhur veten përpara. Për fat të keq, ajo që ne dëshiruam nuk u realizua. Ata nuk e morrën këtë çështje me seriozitet, por ju merreni. Sigurisht që me deklaratën e Xhevat Zarif, nuk është e mundur që të pastrohet xhami me lecka të pista. Nëse një person e lufton korrupsionin, ai duhet të ketë kujdes që të mos përfshihet vetë në atë korrupsion të cilin është duke e luftuar.  Kini kujdes për veten tuaj dhe për kuvendin dhe pastrojeni vendin nga kjo baltë.



Burimi : Welayet News