Bashkimi Evropian i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Publikuar në Mars 3, 2018, 9:02 a.m.

Dje më 1 Mars 2018 u bë një takim në Sofje të Bullgarisë ku presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se Bashkimi Evropian është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo pa u zgjidhur të gjitha çështjet e hapura ndërmjet këtyre vendeve.

Këto komente u bënë në takimin në të cilin morën pjesë edhe udhëheqësit gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fillim të muajit shkurt, Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Juncker tha gjithashtu - “Dua ta përsërisë, se kemi nevojë të shohim besueshmëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e cila është një sëmundje që po ndan shoqërinë në gjysmë”.