Qortimi I Mendimit Të Ibn Tejmijjes Mbi Imam Mehdiun

Publikuar në Mars 3, 2018, 8:20 a.m.

Besimi në shfaqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), ndonëse është një besim i përgjithshëm i fesë islame, ai zë një vend të veçantë në doktrinën shiite. Mund të thuhet se shkaqet kryesore të kësaj dukurie, kanë të bëjnë me faktin se shiitët e kanë pranuar, se Imam Mehdiu (p.m.t.) është lindur dhe është duke jetuar. Disa nga shkrimtarët e Ehli Sunnetit duke i anashkaluar burimet dhe argumentimet e shiitëve e kanë qortuar këtë besim. Në krye të këtyre shkrimtarëve vjen Ahmed Ibn Tejmijje. Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunne” (Mënyra e Sunnetit), Ibn Tejmijje e ka qortuar besimin e shiitëve. Mbështetja themelore e qortimit të Ibn Tejmijjes është mospasja e një djali e Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). Sipas tij edhe nëse do të mirret si e mirëqenë, se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur një djalë, ky fëmijë nuk do të mund të merrte përsipër, prijësinë e bashkësisë muslimane, duke qenë se nuk e kishte arritur moshën e pjekurisë, në kohën e vdekjes së të atit. Qortimi i tretë i Ibn Tejmijjes është i lidhur me qenien në jetë e Imam Mehdiut (p.m.t.). Ibn Tejmijje ka drejtuar pyetjen: “Edhe nëse do të pranojmë, se fëmija është bërë imam në atë moshë, si është e mundur që ai të ketë jetuar për një kohë kaq të gjatë?” Atikulli që gjendet në duart tuaja, është përpiluar me qëllimin e shqyrtimit, në mënyrë të gjithëpërfshirëse të qortimeve të Ibn Tejmijjes, si dhe dhënies përgjigjie të këtyre qortimeve, duke marrë si burim veprat e autorëve të Ehli Sunnetit.

Përfshirja e Studimit

Besimi në shpëtimtarin dhe në të premtuarin Imam Mehdiun (p.m.t.), është një besim i domosdoshëm mbi të cilin mbarë muslimanët janë të njëzëri. Burimi i këtij besimi është sqarimi i qartë i të dërguarit (p.q.m.t.) i cili ka arritur deri tek ne. (1) Edhe shkrimtarët të cilët i janë qasur me dyshim këtij besimi, kanë rrëfyer se bashkësia muslimane, ka arritur pajtimin e mendimit mbi këtë çështje. (2) Në anën tjetër, për sa i përket kontekstit të cilësive të shpëtimtarit, kumtojmë se ndonëse gjenden disa mosmarrëveshje mes palëve, lehtësisht mund të thuhet se në pjesën më të madhe të çështjeve është arritur pajtimi i mendimit.

Sërish në këtë kontekst çështja më e kundërshtuar, në gjirin e shumicës së Ehli Sunnetit dhe Shiitëve, është çështja e ardhjes në këtë botë dhe e lindjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Në një anë shiitët besojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), është lindur dhe është ende në këtë jetë, ndërsa në anën tjetër shumica e Ehli Sunnetit, besojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk është lindur dhe se do të vijë më vonë në botë. Krahas kësaj në mesin e dijetarëve të Ehli Sunnetit, ndonëse në një numër të vogël ka dhe dijetarë të cilët si shiitët, besojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është  lindur. (3)

Madje disa nga dijetarët e Ehli Sunnetit, jo vetëm që nuk e kanë besuar se Imam Mehdiu (p.m.t.), është lindur dhe është duke jetuar, por e kanë qortuar rëndë mendimin e shiitëve mbi këtë çështje dhe janë munduar që ta mohojnë këtë besim, në mënyra që nuk kanë të bëjnë me diturinë, ndonjëherë dhe duke përdorur fjalë, që i kanë kaluar kufinjtë e mirësjelljes së diturisë. Në krye të këtyre dijetarëve të paktë vjen Ibn Tejmijje. Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje fi Nakdi’l-Kelami’sh-Shija’ ue’l-Kaderijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit në Qortimin e Apologjetikës së Shiitëve dhe Kaderitëve), Ibn Tejmijje ka sulmuar ashpër këtë besim të shiitëve, madje ai nuk ka ngurruar që përdorë akuza nga më të ndryshmet kundër shiitëve dhe fjalë të pahijshme. (4) Dijetari bashkëkohor sunnit Ebu Ja’la Bejdauiu, kur ka qortuar besimin në lidhje, me Imam Mehdiun (p.m.t.) të shiitëve, ka përcjellur fjalët e Ibn Tejmijjes. (5) Qortimet tona në këtë artikull, si fillim janë të drejtuara ndaj citateve të Bejdauiut, të marra nga vepra e Ibn Temijjes. Në këtë artikull janë bërë përpjekje, që të sqarohen dhe të qortohen mendimet e Ibn Tejmijjes, duke iu adresuar burimeve të pranuaratë Ehli Sunnetit.

Qortimet Dhe Përgjigjiet e Ibn Tejmijjes

1. Mospasja e Një Djali Të Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.)

Çështja e parë që për të cilën ka bërë fjalë Ibn Tejmijje, kur ka qortuar shiitët është çështja e pasjes ose mospasjes e një djali të Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). Sipas tij në këtë rast është e pamundur që të citohet se Imam Mehdiu (p.m.t.) i premtuar është djali i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). Në veprën e tij “Minhaxhu’s-Sunne” (Mënyra e Sunnetit) ai ka shprehur kështu: “Autorë si Muhammed Ibn Xherir Taberiu, Abdulbaki Ibn Kaniu dhe të tjerët që janë ekspertë të shkencës së trungut farefisnor dhe historisë, kanë shënuar se trungu farefisnor i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) nuk ka vazhduar pas tij, nuk ka patur fëmijë; ndërsa shiitët imamitë pohojnë se ai ka patur një djalë, i cili që në moshë të vogël, ka hyrë në një bodrum në Semerra...” (6)

Citojmë se është e mundur që të përmendim disa çështje në lidhje me këtë:

a. Në fund të hetimeve të kryera, ka dalur në dritë se në veprën me titull: “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut) e Taberiut, në mënyrë të prerë nuk zë vend një përcjellje e tillë. Taberiu nuk e ka cekur çështjen, nëse Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur ose nuk ka patur një djalë. Shtojmë se nuk dihet se nga cili burim, e ka marrë Ibn Tejmijje këtë fjalë, të cilën ia ka adresuar Taberiut. Në të njëjtën mënyrë nuk dihet as burimi në të cilën është mbështetur Abulbaki Ibn Kaniu.

b. Duke u nisur nga përcjelljet historike, bëjmë të ditur se lindja dhe epoka e fëmijërisë së jetës së Imam Mehdiut (p.m.t.) është mbajtur e fshehtë. Akush tjetër nuk e ka ditur se ai është lindur dhe është duke jetuar përveç Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.) dhe disa njerëzve që kishin lidhje me të. Dija e lindjes së tij, është mbajtur tërësisht e fshehtë, me përjashtim të disa vetëve, me qëllimin e ruajtjes së jetës së Imam Mehdiut të premtuar (p.m.t.), i cili ndryshe është bërë i njohur si djali i nëntë i Imam Husejnit (p.m.t.), nga ana e Imamëve të Pafajshëm (p.m.t.). (7)

c. Ne duhet t’ia përkujtojmë Ibn Tejmijjes, fjalët e dijetarëve të Ehli Sunnetit, të cilët kanë sqaruar qartë se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur një djalë, duke ia adresuar këto fjalëve të dy burimeve të paqarta të dy historianëve:

Shkrimtari i jetëshkrimeve Halebiu ka shkruar kështu: ““Muntadhari” (I Prituri) është Muhammed Kasimi, djali i Hasan Ushtarit (p.m.t.) dhe shiitët besojnë se ai është “Muntadhari” (I Prituri)”. (9)

Sipas asaj që ka përcjellur Muhjiddin Ibn Arabiu (v.v. 638 m.i.) në veprën: “Jeuakit ue’l-Xheuahir” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar) e Sharaniut, djali i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.), pra Imam Mehdiu i premtuar (p.m.t.) është lindur dhe është duke jetuar”. (10)

Në veprat e tij Shemsuddin Dhehebiu, ka shkruar se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), ka patur një djalë me emrin Muhammed: “Hasan Ibn Ali Xheuadi, është njëri nga Dymbëdhjetë Imamët, për të cilët shiitët besojnë se janë të pafajshëm dhe është i ai i Muntadharit”. (11)

Ebu Muhammedi është njëri nga imamët e shiitëve... Djali i tij Muhammed Ibn Hasani ka ardhur në këtë botë në vitin 258 (m.i.)”.(12)

Njëri nga dymbëdhjetë imamët Hasan Ibn Ali Xheuadi ndërroi jetë. Ai është i ati i Muhammed Ibn Hasanit të pritur. (13)

ç. Sociologu dhe historiani i njohur Ibn Halduni, ka shkruar kështu për sa i përket pasardhësve të bijve të Talibit dhe të parëve e tyre: “Më pas vjen djali i tij Hasan Ushtari (p.m.t.). Ai ka ndërruar jetë në vitin 260 (m.i.). Më tej vjen djali i tij Muhammed Mehdiu. Ai është i dymbëdhjeti. Sipas tyre (shiitëve) ai është duke jetuar dhe është duke u pritur (muntadhari). Përcjelljet e tyre mbi këtë çështje janë të njohura”. (14)

d. Ibn Halikani ka kumtuarsi më poshtë: “Ai është Ebu Muhammed Ushtari: Ebu Muhammed Hasan Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Ali Ibn Musa Rida… Ai është i ati i Muntadharit”. (15)

Në një vend tjetër të veprës së tij ai ka shënuar kështu: “Ai është Ebu Kasim Muhammed Ibn Hasan Ushtari… Sipas besimit të shiitëve imamitë, ai është i dymbëdhjeti i Imamëve të Pafajshëm dhe njihet si “Huxhxheti” (Argumenti). Ai është lindur në ditën e Xhuma, e cila rastisi të ishte në mes të muajit Shaban të vitit 255 (m.i.)”. (16)

dh. Historiani i shquar Ibn Ethiri, i cili ka ndërruar jetë para Ibn Tejmijjes në veprën e tij: “Kamil fi’t-Tarihi” (Plotësuesi i Historisë) ka pohuar kështu: “Në këtë vit (260 m.i.) ka ndërruar jetë Hasan Ibn Ali Muhammedi. Ai është i ati i Muhammedit për të cilin ata (shiitët) besojnë se është “Muntadhari” (I Prituri)”. (17)

e. Paraardhësi i Ibn Tejmijjes, Muhammed Ibn Shafiiu (v.v. 652 m.i.) në veprën  tij: “Metalibu’s-Suuli” (Kërkesat e Pyetjeve) ka shkruar kështu: “Ebu Kasim Muhammed Ibn Hasani, është Mehdiu ose “Huxhxheti” (Argumenti) dhe “Salihul-Halefi” (Pasardhësi i Mirë)”. (18)

f. Ibn Haxher Hejtemiu (v.v. 974 m.i.) në veprën e tij: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) ka rrëfyer si vijon: “Ebu Kasim Muhammedi është Huxhxheti: i cili ishte pesë vjeç kur i ndërroi jetë i ati. Por Allahu (f.m.t.) i dha urtësi dhe e emërtoi atë si “Kaim Muntadhari” (i Përjetshmi i Pritur)”. (19)

g. Ibn Kethiri kur ka komentuar hadithin: “Pas meje do të vijnë dymbëdhjetë prijës”, ka përkufizuar si më poshtë: “Me synimin e të dërguarit (p.q.m.t.), nuk nënkuptohen se i pari i tyre ishte Ali Ibn Ebi Talibi dhe i fundit i tyre Muntadhari, ose siç njihet ndryshe Muhammed Ibn Hasan Ushtari, pra dymbëdhjetë imamët në cilët cilët besojnë shiitët”. (20)

gj. Autori i veprës “Themtu’n-Nuxhumi’l-Auali” (Sqarimi i Yjeve Ndriçues) ka cituar si vijon: “Ebu Muhammed Ushtari, vdiq si pasojë e helmimit në vitet e para të prijësisë së prijës Mutemidit. Ai la pas vetes djalin e tijMuhammedin si prijës. Ky Muhammed është Imam Muhammed Mehdi Ibn Hasan Ushtari”. (21)

h. Shkrimtari i veprës me titull: “Uafi bi’l-Uefejati” (Flijimi i Flijimeve) ka shënuar këto të dhëna: “Huxhxheti i Pritur është Muhammedi, djali i Hasan Ushtarit, djali i Ali Hadiut, djali i Muhammed Xheuadit. Huxhxheti i Pritur është i dymbëdhjeti i dymbëdhjetë imamëve që janë duke pritur shiitët”. (22)

Si përfundim i citimeve, që kemi bërë deri më tani, doli në dritë se aludimi i Ibn Tejmijjes se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk kishte patur ndonjë djalë ishte i pabazë. Të tëra shkrimet e këtyre dijetarëve i nxorrën jashtë loje fjalët e Ibn Tejmijjes dhe e zhdukën pranueshmërinë e tyre. Me të vërtetë është hidhërues fakti, që të ngrihet një aludim i tillë, pa e hetuar dhe pa e analizuar me kujdes Ibn Tejmijjen.

2. Pamundësia e Arritjes së Imam Mehdiut (p.m.t.) Në Moshën e Pjekurisë

Ibn Tejmijje pasi ka shtruar pyetjen: “Vallë si është e mundur që të mendohet, se një njeri i cili nuk ka arritur ende në moshën e pjekurisë dhe nuk është i pjekur, të mund të jetë në zotërim të aftësisë së prijësisë së bashkësisë muslimane dhe të mund të kryejë udhëheqjen e shoqërisë?” ka shkruar kështu: “Ashtu siç është udhëruar në Librin e Allahut (k.m.t.), pasuritë nuk mund t’i dorëzohen një njeriu, i cili derisa të arrijë në moshën për martesë, derisa të agumentojë pjekurinë e tij. Një njeri i cili ka mbetur nën përgjegjësinë, e marrjes përsipër të çështjes së jetës dhe pasurisë, të mund të jetë imami i muslimanëve?” (23)

Ne mund ta japim përgjigjien e kësaj pyetjeje në disa pika:

a. Sipas besimit shiit nëse burimi i prjësisë do të ishte këshilluar dhe nëse populli do të kishte zgjedhur imamin atëherë Ibn Tejmijje do të kishte patur të drejtë dhe nuk mund të mendohej se prijësia i përkiste një fëmije. Por kur mendohet se burimi i prijësisë është argumenti fetar dhe trashëgimia (që kështu është shikoni Shejh Mufidin: “Euaiu’l-Makalati” (Artikujt Kryesorë), në brendësi të“Musannifat” (Klasifikimeve), vëll. 4, fq. 40) nuk ka asnjë të keqe që një fëmijë të marrë prijësinë përsipër. Në përcaktimin hyjnor edhe gjendja e të nderuarit Isa (p.m.t.) dhe të nderuarit Jahja (p.m.t.) është shembull i kësaj. (Shikoni Suren Merjeme, ajeti 12: “O Jahja! Merre librin me vendosmëri. Ne ia kemi dhënë urtësinë që kur ishte qenë fëmijë” dhe ajeti 30:“Ai (Isai) tha: “Unë jam robi i Allahut. Ai më ka dhënë Librin dhe më ka bërë lajmëtar”.Tek shiitët gjendje të ngjashme janë përjetuar edhe më parë. Imami i parë i cili ka arritur postin e prijësisë në moshë të vogël është Imam Xheuadi. Kur Imam Xheuadi u bë imam ishte vetëm tetë vjeç. As Imam Hadiu i cili erdhi pas tij nuk ishte më i madh se gjashtë vjeç.

b. Ne duhet t’i shtrojmë pyetjen Ibn Tejmijjes i cili si shkak kryesor, i mospranimit të prijësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.), ka sjellur në rend të ditës moshën e vogël të tij, se çfarë mendimi ka në lidhje me ajetet kuranore, të cilat flasin në të paktën në dy vende për fëmijtë, të cilët kanë arritur që në moshë të vogël në postin shpirtëror dhe kanë treguar mrekulli?

Vallë nuk ka bërë të ditur Kur’ani se i nderuari Isa (p.m.t.) ka nisur të flasë që në djep?

“(Fëmija) tha: “Unë jam robi i Allahut. Ai më ka dhënë librin dhe më ka bërë të dërguar”. (24)

Në këtë ajet janë të pranishme dy urtësi: E para si është e mundur që foshnja e sapolindur të ketë folur dhe si ka mundësi që ai t’i ketë dhënë përgjigjie pyetjeve të fajësimeve që kishin të bënin me të dhe me nënën e tij? Në këtë kontekst patjetër që do të bëhej fjalë për shfaqjen e një mrekullie, sepse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë. Kjo është një përgjigjie e vërtetë. Por pyetja që duhet drejtuar këtu është: “Në njërën anë ju e pranoni që një foshnje e sapolindur ka kryer këtë mrekulli, por përse nuk e pranoni që edhe fëmijtë e tjerë, mund t’i kenë kryer një mrekulli të tillë?”

E dyta është se Allahu (l.m.t.) ka përcjellur, me anë të gjuhës së një foshnje të sapolindur, i cili ushqehej me gji: “Ai më ka dhënë librin dhe më ka bërë të dërguar”. Sipas disa komentuesve i nderuari Isa (p.m.t.) ka arritur në postin e profetësisë që kur ishte foshnje. Këtu formati i kohës së shkuar, nuk bën me shenjë tek koha e ardhme, gjendje kjo e cila bie ndesh me kuptimin e jashtëm dhe kërkon një argument të fuqishëm. Si rrjedhojë komentuesit e kanë sqaruar këtë. Fjala vjen në komentimin e tij me titull: “Bahru’l-Muhiti” (Deti i Paanë) Ebu Hajjan Endelusiu ka shkruar këto në lidhje me këtë ajet: “Kuptimi i jashtëm i fjalës: “Ai më ka dhënë librin dhe më ka bërë të dërguar”, është se Allahu (f.m.t.) ia ka përsosur atij aftësitë e mendjes që kur ishte foshnje dhe e ka zgjedhur atë si të dërguar që kur ishte foshnje”. (25)

Ibn Ebi Hatimi e ka komentuar kështu hadithin e përcjellur nga Enes Ibn Maliku: “I nderuari Isa (p.m.t.) e ka mësuar Inxhilin që kur ishte në barkun e nënës. Si rrjedhojë fjala: “Ai më ka dhënë librin dhe më ka bërë të dërguar” e tregon këtë”. (26)

Ndërsa Reshiduddini Mejbudiu në veprën e tij: “Keshfu’l-Esrari ue Uddetu’l-Ebrari” (Zbulimi i të Fshehtës dhe Kohërat e Mirësive) ka rrëfyer si më poshtë: “Mendimi i drejtë është se Allahu (k.m.t.) i dha mendjen Isait (p.m.t.) që ku ishte foshnje, e bëri atë të pjekur, i dhuroi atij librin dhe profetësinë dhe i lexoi Inxhilin që në barkun e nënës. Krijimi i të nderuarit Isa (p.m.t.) ishte kështu njëlloj siç ishte i Ademit, të cilit Allahu (l.m.t.) sapo e krijoi e bëri përgjegjës dhe përzgjedhës. Nga e nderuara Merjem (p.m.t.) është përcjellur: “Unë dhe Isai bisedonim kur qëndronim kokë më kokë. Kur vinte dikush dhe unë isha e zënë me të ai madhëronte (Allahun) në barkun tim dhe unë e dëgjoja atë”. (27)

Fahruddin Radiu ka shënuar si vijon: “Themi se ka ndasi mendimesh, në lidhje me kuptimin e ajetit, për sa i përket se pikës së kohës, se kur atij iu është dhënë libri dhe kur ai është përcaktuar si i dërguar. Nëse do të shikojmë pamjen e jashtme, del në pah se Allahu (f.m.t.) ia kishte dhënë librin, përpara se i nderuari Isa (p.m.t.) të fliste me ta dhe duke e zgjedhur atë si të dërguar, e kishte urdhëruar që ai të falte namaz dhe t’i thërriste ata në udhën e Allahut (k.m.t.)”. (28)

c. Allahu (l.m.t.) i ka folur të nderuarit Jahja (p.m.t.) që në fëmijërinë e tij:“O Jahja! Merre librin me vendosmëri. Ne ia kemi dhënë urtësinë që kur ishte qenë fëmijë”. (29)

Citojmë se gjenden mosmarrëveshje mbi çështjen “gjykimit” që kalon në këtë ajet. Megjithatë komentuesit janë të bashkuar mbi çështjen se mund të marrë dy kuptime të ndryshme. Një palë ka këmbëngulur se “gjykimi” merr kuptimin e profetësisë (Shikoni Sujutiun, “Tefsiru’l-Xhelalejni” (Komentimi i Madhëruar), vëll. 309; Mejbudiu vëll. 6, fq. 13; Radiu vëll. 21, fq. 535); ndërsa pala tjetër ka nënvizuar se merr kuptimin e konceptimit të gjykimeve, futjes në punë të mendjes dhe urtësisë (Shikoni Taberiu, vëll. 16, fq. 43; Ibn Ebi Hatimi, fq. 240; Ibn Kethiri vëll. 7, fq. 191; Sujutiu, “Durru’l-Mensuri” (Dëmet e të Ndihmuarit), vëll. 4, fq. 260; Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit të Madh), vëll. 8 fq. 392).

Nuk ka rëndësi nëse ajeti mund të komentohet qoftë në formën e profetësisë, qoftë në fuqinë e kuptimit dhe konceptimit të librit, ai tregon se një fëmijë që në moshë të vogël, mund të arrijë në postet intelektuale  dhe shpirtërore. Ashtu siç kanë përkufizuar dhe dijetarët, argumenti më i fuqishëm që një gjë të mund të ndodhë, është ngjarja e asaj gjëje më parë. Duke qenë se ngjarje të tilla kanë ngjarë më parëtë cilat Kur’ani i ka sqaruar këto përjetime me një gjuhë të qartë. Sipas kësaj pyesim duke u mbështetur në cilin argument mund të sulmohet me thënie të shëmtuara çështja e prijësisë që në moshë të vogël?

3. Jetëgjatësia e ImamMehdiut (p.m.t.)

Ibn Tejmijje ka kumtuar kështu mbi këtë çështje: “Nuk është parë asnjë njeri nga bashkësia muslimane e Muhammedit (p.q.m.t.) që të ketë jetuar kaq gjatë. Si rrjedhojë ky aludim është jo real. Në Islam asnjë njeri nuk ka jetuar më shumë se 120 vite, një njeri i tillë nuk mund të gjendet. Lerë me të themi se një njeri i tillë i cili ka jetuar kaq gjatë të jetë i pranishëm! Në një hadith të vërtetë, të përcjellur në vitet e fundit të të dërguarit (p.q.m.t.) është përcjellur si më poshtë: “A e dini se ju do të pakësoheni? Ata të cilët janë të pranishëm në këtë çast nuk do të jetojnë në moshën një qind vjeç”. (30) Sipas kësaj themi se ata të cilët ishin një vjeç ose afër moshës një vjeç nuk do të jetojnë më tepër se një qind vite. Duke qenë se jeta në atë epokë nuk do të mund të zgjasë më tepër se kjo kohë, kjo do të jetë e vlefshme pas asaj kohe”.

Pohojmë se aludimi i Ibn Tejmijjes, se asnjë njeri nga bashkësia muslimane e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ka jetuar më shumë se 120 vite është i pabazë, sepse edhe sot e kësaj dite madje mund të hasen në qindra njerëz, të cilët e kanë kaluar moshën 120 vjeç. Kjo është një e vërtetë e dukshme që nuk kërkon argument. Në anën tjetër historia na pasqyron të dhëna mbi njerëzit të cilët kanë jetuar gjatë në shekujt e mëparshëm.

Sipas kësaj theksojmë se mbështetja në një hadith, që lajmëron se asnjë njeri nga bashkësia muslimane e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk do të jetojë më shumë se një qind vite, me qëllimin e argumentimit të jetëshkurtësisë së muslimanëve, është një punë e gabuar dhe ai i cili ka paraqitur një argument të tillë ka kryejë punë të pavend.

Prandaj për të mos hasur në ndonjë problem, duhet që hadithin e të dërguarit (p.q.m.t.) ta komentojmë në një mënyrë të ndryshme. Për këtë arsye dijetarët e hadithit dhe komentimit e kanë komentuar hadithin në fjalë. Neueuiu në komentimin e hadithit ka shkruar si më poshtë: “Në këtë hadith ka shenja dhe parashikime të veçanta dhe ajo qënënkuptohet këtu është se ata të cilët ishin të pranishëm në atë natë të caktuar,nuk do të jetojnë në sipërfaqen e tokës më shumë se një qind vite. Në hadith nuk ndodhet ndonjë shenjë, e cila argumenton se ata të cilët do të vijnë në botë pas asaj nate, nuk do të jetojnë më tepër se njëqind vite. (31)

Edhe Ibn Haxher Askalani na ka tërhequr vëmendjen në të njëjtën çështje kur ka komentuar hadithitn. (Shikoni Askalani, “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), vëll 1, fq. 212).

Këtu çështja që duhet shqyrtuar është aludimi i Ibn Tejmijjes se askush pas të dërguarit nuk do të mund ketë një jetë të gjatë. Madje nuk dihet as themeli mbi të cilin ai është mbështetur. Në cilin thënie të hadithit të përcjellur nga ai gjendet një argumentim i tillë? Si rrjedhojë përparimet e arritura në fushën e shëndetësisë, tregojnë se mesatarja e jetëgjatësisë është rritur dita ditës dhe se në botën e ditëve tona, hasen shpesh njerëz të cilët jetojnë me shumë se njëqind vite.

Për më tepër disa njerëz, në përputhje me vullnetin e Allahut (f.m.t.), kanë jetuar një jetë të gjatë gjë kjo që nuk bie në kundërshtim me të vërtetën. Si rrjedhojë në Ku’ran është nënvizuar fakti se i nderuari Nuh (p.m.t.) ka jetuar 950 vite në mesin e popullit të tij. (“Ne e kemi dërguar Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi në mesin e tyre një mijë pa pesëdhjetë vite”, Sureja Ankebut, Ajeti 14)) dhe është bërë e ditur se kjo kohë nuk përbënte jetëgjatësinë e plotë të të nderuarit Nuh (p.m.t.).

Në veprën e tij Ibn Tejmijje i cili ka cekur dhe çështjen e argumentimit të të nderuarit Hidri (p.m.t.), me synimin e argumentimit të jetëgjatësisë së Imam Mehdiut (p.m.t.) ka vijuar kështu: “Mbështetja në argumentimin se i nderuari Hidri (p.m.t.) është duke jetuar është një argumentim i kotë. Vallë kush e ka pranuar se i nderuari Hidri (p.m.t.) është duke jetuar? Hulumtuesit e kanë pranuar se ai ka vdekur. Edhe nëse e zëmë se ai është duke jetuar ai nuk i përket kësaj bashkësie muslimane”. (32)

Aludimi i Ibn Tejmijjes se i nderuari Hidri (p.m.t.), nuk është duke jetuar dhe adresimi i aludimit të tij hulumtuesve është një problem më vete, sepse shumica e dijetarëve të Ehli Sunnetit, besojnë se i nderuari Hidri (p.m.t.) është duke jetuar. Kurtubiu ka shkruar këto të dhëna mbi këtë çështje: “I nderuari Hidri (p.m.t.), si pasojë e një mori problemesh, u arratis nga drejtuesi i asaj epoke dhe gjatë kësaj kohe pasi gjeti çezmën e quajtur “abu’l-hajati (uji i jetës) piu nga ai ujë. I nderuari Hidri (p.m.t.) është duke jetuar dhe do të vijojë të jetojë derisa të Dexhxhali të shfaqet në gjirin tonë. Ai është njeriu që do të vrasë Dexhxhalin”. (33)

Autori i veprës me titull: “Bahru’l-Medidi fî’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l-Mexhidi” (Deti i Zgjatur në Komentimin e Kur’anit të Madhëruar), Ibn Axhibe Ahmed Ibn Muhammedi ka vënë theksin si më poshtë:“Ashtu siç kaloi më parë “xhumhuri” (shumica e dijetarëve) janë të besimit se i nderuari Hidri (p.m.t.) është duke jetuar”. (34)

Sqaruesi i shquar i veprës: “Sahih” (Hadithet e Vërteta) Neueuiu ka shënuar si më poshtë: “Citojmë se ka mosmarrëveshje mbi çështjen nëse Hidri (p.m.t.) është apo nuk është duke jetuar. Megjithatë shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai është duke jetuar dhe se gjendet në mesin tonë. Mistikët dhe urtakët janë të njëzëri mbi këtë çështje”. (35)

Shkrimtari i veprës me titull: “Eduau’l-Bejani” (Shërimet e Sqarimit) ka shprehur kështu: “Dijetarët kanë mendime të ndryshme, mbi çështjen nëse Hidri (p.m.t.), është ose nuk është duke jetuar. Shumica e tyre ndajnë besimin se ai është duke jetuar dhe se ka pirë ujë nga çezmja e quajtur “abu’l-hajati” (uji i jetës). Në krye të dijetarëve që e fuqizojnë këtë mendim vjen Kurtubiu, Neueuiu, për më tepër Shelaku dhe Nakkashiu”. (36)

Ne duhet t’i drejtojmë një tjetër pyetje Ibn Tejmijjes: “Le ta marrim si shembull se dijetarët paskan dyshime në lidhje, me çështjen nëse i nderuari Hidri (p.m.t.) jeton se nuk jeton, a nuk janë dijetarët të njëzëri, për sa i përket çështjes se i nderuari Isa (p.m.t.) është duke jetuar? Vallë si e komentoni dukurinë se i nderuari Isa (p.m.t.) është duke jetuar edhe pasi kanë kaluar 2018 vite nga lindja e tij?

Mukatil Ibn Sulejmani ka rrëfyer kështu mbi të nderuarin Isa (p.m.t.): “Allahu (k.m.t.) ka përgënjeshtruar çifutët, të cilët aluduan se e vranë të nderuarin Isa (p.m.t.), duke thënë se e ka ngritur atë në qiell nga “Bejtu’l-Mukaddesi” (Shtëpia e Shenjtë), kur ishte duke jetuar në moshën 33 vjeç në muajin e Ramazanit”. (37)

Ebu Hajjan Endulusiu ka pohuar kështu në komentimin e ajetit 158 të Sures Nisa: “Allahu e ka ngritur atë pranë Vetes): “Ky ajet zhduk aludimin se i nderuari Isa (p.m.t.) është vrarë dhe është kryqëzuar mbi kryq. Sipas haditheve të përcjellura nga i dërguari (p.q.m.t.) në natën e Miraxhit, përmbledhim se i nderuari Isa (p.m.t.) është në qiell dhe gjendet në katin e dytë të qiellit”.

Sërish sipas këtyre haditheve i nderuari Isa (p.m.t.), do të qëndrojë atje derisa Allahu (l.m.t.)do ta dërgojë atë rishtas në sipërfaqen tokësore për të vrarë Dexhxhalin”. (38)

Meragiu pasi ka përcjellur të thënat rreth të nderuarit Isa (p.m.t.) ka shënuar si vijon: “Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve të tjerë dhe komentuesve brenda kornizës së Hadithit të Miraxhit arrijmë në përfundimin se Allahu (f.m.t.) e ka ngjitur të nderuarin Isa (p.m.t.) në qiell si me shpirt dhe me trup”. (39)

Deri sa u shprehën deri më tani, si fillim duam të vëmë në pah, se çështja se mendimi i Ibn Tejmijjes, se i nderuari Hidri (p.m.t.) nuk është duke jetuar, është një çështje mbi të cilën nuk është arritur njëzëshmëria; përkundrazi pjesa dërrmuese e dijetarëve të Ehli Sunnetit e ditëve të sotme, besojnë se i nderuari Hidri (p.m.t.) është duke jetuar. Pra gjendja e çështjes së të nderuarit Isa (p.m.t.) është e dukshme dhe e qartë. Si rrjedhojë shtojmë se prania e çështjes së jetëgjatësisë së disa njerëzve, është një çështje e pranuar, përpara aludimit të shiitëve mbi çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.). Nuk dihet se përse Ibn Tejmijje e ka mohuar me një gjuhë të prerë këtë mundësi kur vjen puna tek çështja e Imam Mehdiut (p.m.t.).

Citojmë se është interesant fakti se dijetarët sunnitë të cilët besojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.) është duke jetuar tregojnë si argument të nderuarin Hidri (p.m.t.) dhe të nderuarin Isa (p.m.t.).(40) (Genxhi Shafiiu, fq. 97)

Përfundim

Sa thamë deri më tani arrijmë në këto përfundime:

a. Aludimi i Ibn Tejmijjes, se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.), nuk ka patur djalë është tërësisht i pabazë. Argumentet që ai ka sjellur, për të mbështetur aludimin e tij, nuk janë të shëndosha dhe intelektuale. Shumica e dijetarëve të Ehli Sunnetit kanë shprehur mendimin se Imam Hasan Ushtari (p.m.t.) ka patur një djalë.

b.Postet e larta si profetësia, konceptimi, qeveria madje edhe prijësia, janë poste që mund të arrihen që në moshë të vogël dhe shembujt e këtyre dukurive janë të përmendur në Kur’an.

c. Jetëgjatësia e disa njerëzve nuk është e pamundur, përkundrazi është e mundur. Si rrjedhojë shembujt e njerëzve jetëgjatë janë të shënuar në burimet e pranuara fetare.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

  • Doç. Dr. Mehdi Ekbernexhadi, “(نقد دیدگاه ابن تیمیه درباره امام مهدی(ع” “Nakd-i Didgah-i Ibn Tejmijje der Bare-i Imam Mehdi (a.s.)” (Qortimi i Mendimit Të Ibn Tejmijjes Mbi Imam Mehdiun (p.m.t.), https://jqst.ut.ac.ir/article_21097_3ff821ecc8ecbaefe712e5c9989fc1a8.pdf, Turqizoi: Ertuğrul Ertekin,“Du-Faslname-i Pejuheshha-ji Kur’an ue Hadith” (Artikulli i Sqarimit të Kur’anit dhe i Hadithit), Fletore: 1, 1388, fq. 25-42, Universiteti “Ilam” (Shpallja).

 

1- Përcjelljet në këtë çështje janë të shënuara në përmbledhet e pranuara të Ehli Sunnetit. Për shembuj shikoni Sananiun, “Musned” (Zinxhiri), vëll. 7, fq. 512-514; Për përcjelljet e shënuara në veprën: “Musned” (Zinxhiri), e Ahmed Ibn Hanbelit shikoni Muhammed Xheuad Husejni Xhelalin, “Ehadithu’l-Mehdi min Musnedi Ahmed Ibni Hanbeli” (Hadithet e Mehdiut nga Zinxhiri i Ahmed Ibn Hanbelit); Ibn Maxhe, “Sunen” (Sunnetet), Hadithi Numër: 4082-4088; Ibn Daudi, “Sunen” (Sunnetet), Hadithi Numër: 4273-4282; Tirmidhiu, “Sunen” (Sunnetet), Hadith Numër: 2230-2232; Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), në shumë vende; Ibn Hibbani, “Sahih” (Hadithet e Vërteta), vëll. 15, në shumë vende.

2- Fjala vjen Ibn Halduni, i cili i është qasur me dyshim, ndaj vërtetësisë së haditheve në lidhje me besimin e Imam Mehdiut (p.m.t.) ka shkruar kështu: “Dije se është bërë i njohur besimi, në gjirin e mbarë muslimanëve, mbi daljen e një njeriu nga dinastia e të dërguarit (p.q.m.t.), i cili do të vendosë drejtësinë mbi themelet e fesë, të tërë muslimanët do t’i nënshtrohen këtij njeriu, ky njeri i quajtur Mehdi do të sundojë mbi tërësinë e trojeve muslimane...”, Shikoni: Ibn Halduni, “Mukaddime” (Parathënia), fq 245.

3- Muslimanët kanë arritur pajtimin, se një ditë do të shfaqet një njeri me emrin Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili është nipi i të dërguarit (p.q.m.t.), rrjedh nga trungu farefisnor i të nderuarës Fatime Lulja (p.m.t.), do të shfaqet në Mekkë dhe në çështje të tjera të ngjashme.

4- Në krye të këtyre dijetarëve vijnë Muhjiddin Ibn Arabiu, Muhammed Ibn Talha Shafiiu, Genxhi Shafiiu, Ali Ibn Muhammed Sebbag Malikiu, Sulejman Kunduziu.

5- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunne” (Mënyra e Sunnetit), vëll. 2, fq. 86.

6- Ebu Ja’la Bejdauiu, “Tahkiku’l-Arifi’l-Uerdi fi Ahbari’l-Mehdi” (Vërtetimi i Diturisë së Trëndafilit në Lajmet e Mehdiut), fq. 1.

7- Po e njëjta vepër, vëll. 4, fq. 86.

8- Për më tepër njohuri shikoni: “Kulejni, “Kafi” (Mjaftimi), vëll. 1, fq. 329 dhefq. 514; Shejh Saduku, “Kemaluddin” (Plotësimi i Fesë), vëll. 2, kreu: 42; Shejh Tusiu, “Gajbet” (Fshehtësia), pjesa e tretë.

9- Halebiu, “Siret” (Jetëshkrimi), vëll. 2, fq. 348.

10- Tre dijetarë sunnitë; Sharaniu, Sabbaniu dhe Hamzauiu, Në veprën e tij: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet Mekkase) Muhjiddin Ibn Arabiu ka shënuar se Imam Mehdiu (p.m.t.) është djali i Imam Hasan Ushtarit (p.m.t.). (Për më tepër shikoni Sharaniun, “Jeuakit ue’l-Xheuahir” (Rubinët dhe Gurët e Çmuar), vëll. 2, fq. 562; Sabbaniu, “Isafu’r-Ragibini” (Mëshira e të Zgjedhurve) (Përmbledhja e “Nuru’l-Ebsarit” (Drita e Largpamësve), fq. 141, 142; Hamzauiu, “Meshariku’l-Enuari” (Lindja e Dritave), fq. 112). Por në botimet e “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet Mekkase) kjo pjesë është hequr. Në veprën e tij me titull: “Sherhu’l-Mukadimeti’l-Kajseri” (Sqarimi i Parathënies së Çezarit), fq. 914, i ndjeri Ajetullah Sejjid Xhelaluddin Ashtijaniu ka shkruar kështu: “Si i varfër që jam pashë kopjet e dorëshkrimeve të vjetra të “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet Mekkase). Njëri ishte përpiluar para pesë qind viteve, ndërsa tjetri para gjashtë qind viteve në Egjipt, Siri dhe Turqi. Në këto dorëshkrime trungu farefisnor i Imam Mehdiut (p.m.t.) ishte shënuar kështu: “Nga ana e farefisit i përket të dërguarit (p.q.m.t.), nëna ishte Fatimeja, gjyshi ishte Husejn Ibn Aliu dhe i ati Hasan Ushtari”. Në dritën e këtyre të dhënave nënkuptohet se në botimet aktuale të “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet Mekkase) ka patur ndërhyrje dhe se është hequr një pjesë e tekstit origjinal.

11- Dhehebiu, “Zejlu’l-Iberi” (Fundi i Shembullit), vëll. 1, fq. 373.

12- Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami” (Historia Islame), vëll. 19, fq. 113.

13- Dhehebiu, “Duelu’l-Islami” (Shtetet Islame), fq. 145

14- Ibn Halduni, “Tarih” (Historia), vëll. 4, fq. 148.

15- Ibn Halikani, “Uefejatu’l-Ajani” (Vdekja e të Shquarve), vëll. 4, fq. 14.

16- Po e njëjta vepër vëll. 4, fq. 176.

17- Ibnu’l-Ethiri, “Kamil” (Plotësuesi), vëll. 6, fq. 320.

18- Kemaluddin Muhammed Ibn Talha Shafiiu, “Metalibu’s-Suuli” (Kërkesat e Pyetjeve), fq. 152.

19- Ibn Haxher Hejtemi, “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura), vëll. 2, fq. 601.

20- Ibn Kethiri, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 7, fq. 153.

21- Abdulmelik Ibn Husejn Asimiu, “Themtu’n-Nuxhumi-l-Auali” (Sqarimi i Yjeve Ndriçues), v ëll. 2, fq. 150.

22- Safediu, “Uafi bi’l-Uefejati” (Flijimi i Flijimeve), fq. 249.

23- Ibn Tejmijje, po e njëjta vepër, vëll. 4, fq. 89.

24- Sureja Merjem, Ajeti 30.

25- Ebu Hajjan Endelusiu, “Bahru’l-Muhiti” (Deti i Paanë), v ëll. 7, fq. 259.

26- Ibn Ebi Hatimi, “Xherh ue’t-Ta’dili” (Disiplina dhe Klasifikimi), vëll. 7, fq. 248.

27- Reshiduddin Mejbudiu, “Keshfu’l-Esrari ue Uddetu’l-Ebrari” (Zbulimi i Të Fshehtave dhe Epokat e Mirësisve), vëll. 6, fq. 36.

28- Fahruddiun Radiu, “Tefsiru’l-Kebiri” (Komentimi i Madh), vëll. 21, fq. 535.

29- Sureja Merjem, Ajeti 12.

30- Buhariu, “Sahih” (Hadithet e Vërteta), vëll. 1, fq. 37; Muslimi, “Sahih” (Hadithet e Vërteta), vëll. 7, fq. 187.

31- Neueui, “Minhaxh fi’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Muslimi’l-Ibn’l-Haxhxhaxhi” (Mënyra në Sqarimin e Haditheve të Vërteta të Muslim Ibn Haxhxhaxhit), vëll. 16, fq. 89.

32- Ibn Tejmijje, po e njëjta vepër, vëll. 4, fq. 87.

33- Kurtubiu, “Xhamiu’l-Ahkami’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Gjykimeve të Kur’anit), vëll. 11, fq. 44.

34- Ibn Axhibe Ibn Muhammedi, “Bahru’l-Medidi fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani'l-Mexhidi”(Deti i Zgjatur në Komentimin e Kur’anit të Madhëruar), vëll. 6, fq. 298.

35- Ibn Haxher Askalani, “Dhehru’n-Nadiri” (Shtesa e Rrallë), fq. 44; Ebu Tajjib Muhammed Shemsulhakk Ibn Emir Ali Dijanuui Adhimabadi, “Aunu’l-Mabudi Sherhu Suneni Ebi Daudi” (Ndihma e të Adhuruarit në Sqarimin e Sunetit të Ebi Daudit), vëll. 11, fq. 338.

36- Muhammed Emin Ibn Muhammed Muhtar Ibn Abdilkadir Xhekeni Himjeri Shinkitiu, “Eduau’l-Bejani fi Izahi’l-Kuran bi’l-Kur’ani” (Shërimet e Sqarimit në Shprehjen e Kur’anit me Kur’an), vëll. 3, fq. 326-327.

37- Mukatil Ibn Sulejmani, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 1, fq. 421.

38- Ebu Hajjan Endelusiu, e njëjta vepër, vëll. 4, fq. 128.

39- Ahmed Ibn Mustafa Meragiu, “Tefsir” (Komentimi), vëll. 6, fq. 15.

40- Muhammed Genxhi Shafiiu, “Bejan fi’l-Ahbari’s-Sahibu’z-Zamani” (Sqarimi i Lajmeve të Zotërisë së Kohës), fq. 97.



Burimi : Medya Şafak