Rusia posedon armët e reja të cilat askush në botë nuk ka

Publikuar në Mars 2, 2018, 5:34 a.m.

“Ne kemi filluar të zhvillojmë lloje të reja të armëve strategjike të cilët fare nuk e shfrytëzojnë rrugëtimin balistik gjatë fluturimit drejt cakut. Kjo do të thotë se sistemi antiraketor në luftë kundër armës së tillë është i padobishëm dhe i kotë”, ka deklaruar presidenti i Rusisë Vladimir Putin në fjalimin e tij të mbajtur sot.

Sipas fjalëve të tij, në dhjetor të vitit 2017, është lansuar raketa e re kryqëzore eksperimentale me kokë bërthamore. Raketa e re ruse kryqëzore do të ketë”radiusin e pakufizuar të veprimit dhe rrugëtimin e paparashikuar të fluturimit. “Gama e veprimit është gati e pakufizuar dhe mund të manovrojë sa të duhet”. “Sikurse dini, askush akoma në botë nuk ka një gjë të tillë. Një herë me siguri do të kenë, por për atë kohë djemtë tonë do të projektojnë diç tjetër”, ka shtuar Putini.

Poashtu ka theksuar se në Rusi me sukses ka përfunduar testimi i sistemit raketor hipersonik dhe se ai është vendosur në jug të vendit me 1 dhjetor 2017. “Faza e rëndësishme e zhvillimit të sistemeve bashkëkohore të armatimit ishte krijimi i sistemit raketor hipersonik, të cilën poashtu sikurse me siguri dini, nuk e ka askush në botë. Testimi i tij ka përfunduar me sukses”, ka cekur Putini.

Raketa, shpejtësia e të cilit 10 herë e tejkalon shpejtësinë e zërit mund të shmang mbrojtjen kundërajrore dhe sistemet antiraketore dhe të arrijë caqet gjer në 2000km me koka të zakonshme apo nukleare, ka shtuar presidenti i Rusisë, Putini.

Në Rusi janë zhvilluar edhe anije nënujore pa pilot të cilët mund të lëvizin në thellësi të madhe, kanë gamën e veprimit ndërkontinentale dhe me shpejtësi shumë më të madhe se nëndetëset, silure(torpedo) më bashkëkohore dhe të gjitha llojet e anijeve më të shpejta”, ka thënë Putini.” Ajo është fantazi e pastër”.

Poashtu, Putini të enjten ka deklaruar se sulmi eventual nuklear në ndonjërën nga aleatët rus do të konsiderohet si sulm ndaj Rusisë ë e cila do të përgjigjej menjëherë.”Përdorimi i çfarëdo arme nukleare kundër Rusisë apo aleatëve të saj do të konsiderojmë si sulm kundër Rusisë. Përgjigja jonë do të jetë e shpejtë”, ka porositur presidenti i Rusisë Vladimir Putin.        

                                                                           



Burimi : Global Cir