Pa-ligjshmëria e e “Operacionit Dega e Ullirit” sipas së drejtës ndërkombëtare

nga Ornela Bego | Publikuar në Mars 2, 2018, 5:24 a.m.

Abstrakti

Gjatë luftës së vazhdueshme të Sirisë për të paktën shtatë vite kemi dëshmuar ndërhyrje të ndryshme nga aktorë ndërkombëtarë të ndryshëm si Rusia, Irani, Koalicioni Global (kryesisht SHBA-ja) dhe Turqia. Në këtë artikull argumentohen nëse ndërhyrja më e fundme e Turqisë në Afrin të Sirisëështë e justifikueshme sipas së drejtës ndërkombëtare për përdorimin e forcës. Për nga ana ligjore, Turqia pretendon se e drejta për të vënë në zbatim ndërhyrjen ushtarake në territoret siriane të emëruar prej saj “Operacioni Dega e Ullirit” i lind nga disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe nga neni 51 i Kartës së OKB-ë. Megjithatë, mund të argumentohet se rezolutat në fjalë nuk krijojnë detyrimin dhe nuk autorizojnë vendet antare të OKB-së që të përdorin forcë kundër një vendi tjetër antar të OKB-së, po kështu ky operacion është jashtë skopit të artikullit 51 të Kartës për shkak se mungojnë elementët e nevojshme të kërkuara nga ky nen ër përdorimin e forcës. Ky artikull ka për qëllim të hedh dritë në lidhje me faktin nëse Turqia po i përmbahet të drejtës ndërkombëtare përsa i përket kësaj ndërhyrjeje, duke pasur parasysh edhe faktin se gjendemi në një moment ku operacioni është ende në vazhdim dhe se ende ka informacione të nevojshme që nuk janë të disponueshme momentalisht.

Historiku i përgjithshëm i konfliktit

Ajo që filloi në vitin 2011 me protestat që prej shumëkujt janë cilësuar në atë kohë si paqësore[1] ka degraduar përgjatë këtyre shtatë viteteve në një luftë të mirfilltë ku janë bërë pjesë aktorë të ndryshëm. Cilësimet në lidhje me këtë luftë kanë qënë të ndryshme, nga një luftë civile e qeverisë kundër popullit të saj, po kështu janë bërë përpjekje për ta cilësuar si një luftë me ngjyresa fetare të sunnive – të përfaqësuarë nga forcat rebele – dhe shiitëve – të përfaqësuara kryesisht nga vetë qeveria. De facto, në këtë konflikt ekzistojnë dy koalicione; nga njëra anë është Koalicioni Global, ku përfshihen vende perëndimore, Bashkimi Evropian, Organizata Ndërkombëtare dhe udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara,[2] ndërkohë në anën tjetër qëndron aleanca e krijuar nga regjimi sirian, Irani, Rusia dhe Hizbullahu i Libanit.[3]

Turqia është një nga ato vende që nuk ka një pozicionim të stabilizuar, kjo për arsye të interesave të komplikuara që ka me vendin fqinj, Sirinë. Ndërkohë që haptazi më shumë se njëherë Turqia e ka akuzuar haptazi Bashar Al-Assad si terrorist, aktualisht është pjesë e procesit të paqes së Astanas ku po zhvillojnë takime palë si Iran dhe Rusia gjithashtu.[4] Megjithatë, Turqia nuk ka vepruar në përputhje me detyrimet e lindur nga këto takime dhe përkundrazi ka hedhur një hap të kundërt me sulmin në Afrin të Sirisë, “Operacioni Dega e Ullirit.”[5]

Turqia nuk mund të bazohet në rezolutat e Këshillit të Sigurimit për përdorimin e forcës në Siri

Që një rezolutëe Këshillit të Sigurimit të konsistojë në një bazë ligjore për përdorimin e dhunës në një vend tjetër, ajo duhet të përmbajë elementë të qartë si përmendja e fjalëpërfjalshme e faktit se “rezoluta mbështetet në kapitullin e shtatë të Kartës”[6] dhe t’i kërkojë shteteve antare të OKB-së që të ndërmarrin masat e nevojshme për të ruajtur paqen ndërkombëtare. Në të kundërt, rezoluta nuk mund të konsiderohet si një bazë ligjore për vetë-mbrojtjen apo për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.

Forcat e Armatosura Turke kanë deklaruar se ata kanë organizuar një operacion në Afrin, territor sirian që gjendet përgjatë kufirit që ndan dy vendet duke u mbështetur në të drejtat dhe detyrimet e përbashkëta që lindin për antarët e OKB-së nga Rezolutat 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014) të Këshillit të Sigurimit.[7] Respektivisht, Rezoluta1624[8], Rezoluta2170[9]dhe Resolution 2178[10] dënojnë ashpër aktet terroriste që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në Siri dhe në Irak dhe i bëjnë thirrje shteteve antare që të marrin masat e nevojshme që t’i parandalojnë këto akte; dënojnë cënime dhe shkelje të këtilla të të drejtave të njeriut si dhe dënojnë ashpër vendet që mbështesin këto grupe terroriste në Siri dhe Irak. Duke parë përbërjen e këtyre rezolutave është mëse e qartë që nuk kanë një natyrë autorizuese të përdorimit të forcës, gjë që do të thotë se Turqia nuk mund të mbështetet në asnjërën prej këtyre rezolutave për të justifikuar një ndërhyrje të armatosur në Siri.

Turqia nuk mund të mbështetet në nenin 51 të Kartës së OKB-së

Që një shtet të ushtrojë në mënyrë të ligjshme të drejtën e tij për vetë-mbrojtje brenda të kornizave të nenit 51 të Kartës së OKB-së, ku shtet duhet të provojë se ekziston një sulm i armatosur i cili përbën rrezik për integritetin territorial dhe për pavarësinë e tij politike.[11] Gjatë gjykimeve të ndryshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar elementin e ekzistimin paraprak të një sulmi të armatosur si një kusht paraprak sine qua non për t’u mbështetur tek e drejta për vetë-mbrojtje.[12]Për më tepër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vendimin e saj e ka cilësuar sulmin e armatosur si të këtillë në rastet kur përdorimi i forcës është në maksimumet e tij.[13]

Përsa i përket situatës aktuale, Turqia ka parashtruar si bazë ligjore për operacionin e saj nenin 51 të Kartës së OKB-së duke argumentuar se forcat ushtarake kurde YPG po mundoheshin të krijonin një “korridor terrorist”në kufirin jugor të Turqisë duke ligjur Afrinin me një zonë të kontrolluar nga kurdët në lindje të vendit.[14]Rritja e sulmeve me raketa të regjistruara gjatë kohëve të fundit drejtuar drejt Hataj dhe Kilisit, dy provinca brenda territoreve të Turqisë nga rajoni Afrin i Sirisë, i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës terroristePKK/KCK/PYD/YPG ka shkaktuar vdekjen e shumë civilëve dhe ushtarakëve dhe ka lënë po kështu shumë të plagosurë.[15]

Asnjëra prej këtyre argumentëve të parashtruara nga pala turke nuk janë relevante sepse vetë ekzistenca e një rajoni të kontrolluar nga kurdët jashtë territoreve turke nuk mund të cilësohet si përdorim i forcës, apo për më shumë “sulm i armatosur”. Kjo për më tepër përforcohet me faktin se nuk ka asnjë provë konkrete të deritanishme që mund të vërtetojë lidhje mes PKK dhe YPG-së në nivele të këtilla që të ndanin të njëjtën përgjegjësi penale. Turqia nuk mund të mbështetet në të drejtën e vetë-mbrojtjes që buron nga neni 51 i Kartës së OKB-së.

Përsa i përket vetë-mbrotjes së parakohshme, apo parandaluese,[16] e cila mund të parashtrohet nga disa shtete si një bazë ligjore për përdorimin e forcës ushtarake në mungesë të një sulmi ushtarake, kjo lloj formë e vetë-mbrojtjes nuk përfshihet në kornizat e vetëmbrojtjes së parashtruar në nenin 51 të Kartës së OKB-së. Përkundrazi, kjo mënyrë e veçantë e vetë-mbrojtes konsiderohet nga shumica e shteteve si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.[17] Në çdo rast, nëse ndodh që komuniteti ndërkombëtar të krijojë një zakon ndërkombëtare të vetë-mbrojtes parandaluese si një bazë ligjore për të justifikuar përdorimin e dhunës së një shteti kundrejt integritetit territorial të një shteti tjetër – në rast të mungesës së një sulmi konkret të armatosur – pala sulmuese duhet të provojë se kërcënimi i këtij sulmi është në fakt i menjëhershëm dhe i pashmangshëm.[18]Kërcënimi duhet të jetë ekzistencial, i menjëhershëm dhe i shpejtë dhe duhet të vërtetohet me besueshmëri qëekziston një nivel i lartë i kërcënueshmërisë.[19] Rreziqet që Turqia ka parashtruar në letrën e saj informuese për Këshillin e Sigurimit nuk duken të jenë të menjëhershme, nuk ka asnjë identifikim të ekzistencës së një rrezikshmërie të këtillë dhe qartësisht nuk ekziston një nivel sigurie të ekzistencës së kësaj rrezikshmërie. Për këtë arsye, Turqia nuk i ka përmbuhur kushtet e rrezikut të menjëhershëm, për këtë arsye nuk mund të mbështetet në vetë-mbrojtjeen parandaluese për të justifikuar Operacionin Dega e Ullirit.

Turqia nuk ka vepruar në përputhshmëri me parimet e nevojshmërisë dhe proporcionalitetit

Në të gjitha rastet kur një shtet ka të drejtë të kërcënojë me përdorim force, apo të kryejë një ndërhyrje ushtarake të mbështetur në vetë-mbrojte, apo në vetë-mbrojtje parandaluese, apo duke kërkuar ligjshmëri nga një rezolutë e caktuar e Këshillit të Sigurimit, ky shtet duhet të veprojë në komformitet me parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, konkretisht me parimet e proporcionalitetit dhe nevojshmërisë.[20]

Që parimi i proporcionalitetit të konsiderohet si i aplikuar në mënyrë të drejtë ai duhet krahasuar me rrezikun apo kërcënimin specifik dhe me rezultatit që ky veprim konkret mund të sjellë dhe nuk matet me të gjithë konfliktin në këndvështrimin e gjërë.[21] Thënë ndryshe, parimi i proporcionalitetit konsiderohet duke marrë parasysh qëllimin e sulmit në fjalë si dhe dëmin kolateral që ky sulm parashikohet të shkaktojë.[22]

Sulmet e Forcave të Armatosura Turke në Afrin kishin për qëllim shkëputjen e një lidhjeje të mundshme të paprovuar të forcave kurde YPG të Sirisë me forcave kurde që veprojnë në Turqi, të cilët konsiderohen si forca terroriste dhe përbëjnë një “kërcënim” për sovranitetin dhe integritetin territorial të Turqisë. Për ta arritur këtë objektivë, Turqia ka kryer një dërhyrje të pa marrë miratimin e qeverisë së Damaskut dhe ka kryer sulme të njëpasnjëshme mbi popullin civil të Afrin dhe ende vazhdon në të njëjtën linjë.[23]Këto sulme do të vazhdojnë të krijojnë kanë krjuar tashmë më shumë dëm koateral të parekuperueshëm sesa ka funksionuar qëllimi i Turqinsë për të shkëputur lidhjen mes forcave kurde. Kjo është vërtetuar edhe me dënimin më të fundëm dhe të ashpër që qeveria siriane i ka bërë këtyre sulmeve,[24] si dhe me faktin se Siria ka vendosur të ndërhyjë ushtarakisht për të mbrojtur popullin e tij në Afrin.[25]

Nevojshmëria e zhvesh shtetin nga përgjegjësia për një akt të jashtëligjshëm në momentin që shteti në fjalë në mënyrë që të mund të mbrojë një interes thelbësor kundrejt një sulmi të menjëhershëm dhe përmasave të konsiderueshme dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër.[26] Për më tepër, ky veprim nuk duhet të cënojë një të drejtë tjetër thelbësore të shtetit tjetër.[27]Një rregull i këtillë është pranuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si një zakon i së drejtës ndërkombëtare. Duke marrë parasysh justifikimin që Turqia ka parashtruar në letrën e paraqitur para Këshillit të Sigurimit, ajo ka dështuar të provojë ekzistencën e një kërcënimi të menjëhershëm dhe të konsiderueshëm. Për më tepër, Turqia ka pasur mundësinë të të përdorë mënyra të tjera për që arritur qëllimin e saj, të këtilla si hyrja në negociata me qeverinë siriane, apo edhe pritja për marrjen e një leje apo autorizim për ndërhyrje nga Këshilli i Sigurimit. Për këto arsye, Operacioni Dega e Ullirit nuk mund të konsiderohet si një akt në nevojshmëri.

Konkluzioni

Në këto shtatë vite, që prej protestave paraprakisht paqësore të popullit sirian, Siria ka vuajtur nga një luftë qëështë zhvilluar në fronte të ndryshme. Në këtë luftë – të njohur si luftë civile, luftë sektare, luftë e deleguarë – kanë luajtur rol të rëndësishëm jo vetëm faktorët e brendshëm të këtillë si qeveria e Damaskut dhe forcat opozitare, por gjithashtu edhe aktorët ndërkombëtarë si Rusia, Irani, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Për më tepër, kanë luajtur rol të rëndësishëm jo vetëm aktorët shtetëror por edhe aktorët jo shtetërorë si Hizbullahu i Libanin, Koalicioni Global, grupimet terroriste të këtilla si ISIS- (Daesh, ISIL), Al-Nusra dhe grupime të tjera të amratosura.

Turqia është shteti më i fundit që ka ndërmarrë një operacion të ri ushtarak në Siri nën pretendimin për fuqi ligjore nga rezoluta të ndryshme të Këshillit të Sigurisë dhe nenit 51 për vetë-mbrojtje nga Karta e OKB-së. “Operacioni Dega e Ullirit” konsiston në një ndërhyrje nfërkombëtare të armatosur të një Shteti Anëtar të OKB-së kundrejt një Shteti tjetër Anëtar të OKB-së.

Është lehtësisht e argumentueshme se Turqia nuk mund të mbështetet tek rezolutat në fjalë përsa i përket përdorimit të forcës, duke qënë se vetë rezolutat nuk i përmbushin elementët e nevojshëm për të autorizuar përdorimin e forcës dhe kjo gjëështë reflektuar në faktin se asnjë shtet tjetër nuk ka pranuar që këto rezoluta të përbëjnë bazë ligjore për autorizimin e forcës qoftë në Siri apo në Irak. Po kështu, duke marrë parasysh mungesën e një sulmi të armatosur, Turqia nuk të mvështetet tek nenit 51 i Kartës së OKB-së.

Është e pranuar gjërësisht tashmë se neni 51 i Kartës nuk është i aplikueshëm në mënyrën më efektive në përputhje me situatën aktuale në mbarë botën sidomos duke marrë parasysh faktin se roli i aktorëve ndërkombëtarë sa vjen e shtohet dhe tashmë përbëjnë rrezik për shtetet, gjë që sygjeron se shtetet në një moment të caktuar do t’u duhet të përdorin forcë kundër aktorëve jo-shtetërore të gjendur në territoret e një shteti tjetër.

Ndërkohë, shtetet nuk mund “të ulen dhe të presin” që “sulmi ushtarak” të vihet në jetë përpara se ato të konsidrojnë marrjen e masave të nevojshme për vetë-mbrojtje. Veçanërisht pas ngjarjeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara kanë qënë aktori i parë ndërkombëtar që ka përdorur vetë-mbrojtjen parandaluese për të pushtuar Irakun. Megjithatë, një praktikë e këtillë nuk është pranuar në masë të gjërë nga komuniteti ndërkombëtar dhe nuk përbën një rregull apo parim të së drejtës ndërkombëtare.

Parë në çdo këndvështrim, “Operacioni Dega e Ullirit” ka cënuar integritetin territorial të Sirisë, e cila tashmë është duke marrë masa kundërshtuese kundrejt Forcave të Armatosura Turke – gjë e cila indikon se ky konflikt mund të degjenerojë në një përplasje ushtarake të drejtpërdrejtë mes këtyre dy shteteve. Duhet pranuar se qeveria siriane është relativisht shumë e dobët duke marrë parasy faktin se ka qënë në gjendje lufte për gati një dekadë, megjithatë kjo nuk mjafton si një bazë ligjore për të justifikuar ndërhyrjen e shtetevve të tjera, veçanërisht për faktin se qeveria siriane tashmë e ka autorizuar ndërhyrjen e Rusisë dhe të Iranit.

Problematika kurde është një problematikë me një kohëzgjatje të konsiderueshme në Lindjen e Mesme, kjo për shkak se ngjarjet historike i kanë detyruar ata që të vendosen në shtete të ndryshme në rajon. Mundësia e ekzistencës së një rajoni të veçantë të kontrolluar nga kurdët nuk përbën kurrësesi një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë, për këtë arsy kjo arsye nuk është e qëndrueshme për të justifikuar ndërhyrjen më të fundit ushtarake.

Si përfundim, Turqia ka dështuar në justifikim e ndërhyrjes së saj në territorin sirian duke u bazuar në rezolutat në fjalë, në artikullin  të Kartës së OKB-së, në të drejtën e vetë-mbrojtjes parandaluese apo në zhveshjen nga përgjegjësia për akte të paligjshme duke u mbështetur në parimet e proporcionalitetit dhe të nevojshmërisë.

Referencat

  1. Afrin’den dönen hesap http://intizar.web.tr/alintilar/haber/4042/afrinden-donen-hesap#.WozFToPFKpo
  2. Afrin’e Hava Operasyonu basladi. https://odatv.com/afrine-hava-operasyonu-basladi-2001181200.html.
  3. Articles on Responsibility of the States for International Wrongful Acts, Article 25(1) (a).
  4. Ashly Deeks, “Taming the Doctrine of pre-emption” in Weller, The Oxford Handbook of the Use of Force in International Law, OUP 2015.
  5. Charter of the United Nations, 1 U.N.T.S. XVI (1945).
  6. Dapo Akande, Nuclear weapons, unclear law? Deciphering the Nuclear Weapons Advisory Opinion of the International Court, 68 BRIT. Y. OF INT’L L. (1997).
  7. Emin Hutayt, “Türkiye ABD projesine hizmet ediyor” http://www.7sabah.com.tr/haber/25320/turkiye-abdnin-projesine-hizmet-ediyor-emin-hutayt/.
  8. Gabcikovo-Nagymaros Project (Hung. V. Slovk.), [1997] I.C.J. 7.
  9. Global Coalition Official Website http://theglobalcoalition.org/en/home/.
  10. Ian Brownlie, “International Law and The Use of Force By States” Clarendon Press 1963.
  11. Jasmine Moussa, Can jus ad bellum override jus in bello? Reaffirming the separation of the two bodies of law, INT’L REV’ OF THE RED CROSS, 872 (2008).
  12. Kathy Gilsinan, The Confused Person’s Guide to the Syrian Civil War https://www.theatlantic.com/international/archive/2015/10/syrian-civil-war-guide-isis/410746/;
  13. Legal Consequences of the Construction of Wall in the Occupied Palestinian Territory Advisory Opinion, I.C.J Rep. 2004, para. 139.
  14. Michael Wood, “The Interpretation of Security Council Resolutions, Revisited”, 20 Max Planck Yearbook of United Nations Law Online (2017);
  15. Military and Paramilitary Activities in and Against Nicaragua (Nicaragua Case), [1986] I.C.J. Rep. 14 para. 195;
  16. Nuclear Weapons Advisory Opinion para. 41; Nicaragua Case para. 176 
  17. Oil Platforms (Iran v. U.S.A), Preliminary Objection, [1996] I.C.J Rep. 803 para. 51 (Oil Platforms Case);
  18. Resolution 1624, Prohibition of incitement to commit terrorist acts http://www.un.org/en/ga/search/view_doc.asp?symbol=S/RES/1624%20%282005%29
  19. Resolution 2170 (2014) Condemning Gross, Widespread Abuse of Human Rights by Extremist Groups in Iraq, Syria https://www.un.org/press/en/2014/sc11520.doc.htm
  20. Resolution Condemning Violent Extremism, Underscoring Need to Prevent Travel, Support for Foreign Terrorist Fighters https://www.un.org/en/sc/ctc/docs/2015/SCR%202178_2014_EN.pdf
  21. Sapiro, The shiftingsands of self-defense, 97 AJIL, 599 2003.
  22. Stefan Talmon, Difficulties in assessing the illegality of the Turkish intervention in Syria https://gpil.jura.uni-bonn.de/2018/01/difficulties-assessing-illegality-turkish-intervention-syria/
  23. Syria strongly condemns Turkish aggression on Afrin https://sana.sy/en/?p=124986.
  24. Syrian Civil War https://www.britannica.com/event/Syrian-Civil-War.
  25. United Nations Mission in Liberia (UNMIL) – History and Circumstances of the Adoption of a Resolution’ (2003) United Nations Juridical Yearbook;
  26. Zeytin Dalı Harekatı: Güncel Afrin Son Durum Haritası https://www.stratejikortak.com/2018/02/zeytin-dali-harekati-harita.html
 

[2] Global Coalition Official Website http://theglobalcoalition.org/en/home/.

[3] Kathy Gilsinan, The Confused Person’s Guide to the Syrian Civil War https://www.theatlantic.com/international/archive/2015/10/syrian-civil-war-guide-isis/410746/.

[6] Michael Wood, “The Interpretation of Security Council Resolutions, Revisited”, 20 Max Planck Yearbook of United Nations Law Online (2017); United Nations Mission in Liberia (UNMIL) – History and Circumstances of the Adoption of a Resolution’ (2003) United Nations Juridical Yearbook 538–539; Charter of the United Nations, 1 U.N.T.S. XVI (1945) art. 24 (1).

[8] Resolution 1624, Prohibition of incitement to commit terrorist acts http://www.un.org/en/ga/search/view_doc.asp?symbol=S/RES/1624%20%282005%29

[9] Resolution 2170 (2014) Condemning Gross, Widespread Abuse of Human Rights by Extremist Groups in Iraq, Syria https://www.un.org/press/en/2014/sc11520.doc.htm

[10] Resolution Condemning Violent Extremism, Underscoring Need to Prevent Travel, Support for Foreign Terrorist Fighters https://www.un.org/en/sc/ctc/docs/2015/SCR%202178_2014_EN.pdf

[11] The Charter of the United Nations, 1 U.N.T.S. XVI (1945), Article 51.

[12]Military and Paramilitary Activities in and Against Nicaragua (Nicaragua Case), [1986] I.C.J. Ref. 14 para. 195; Oil Platforms (Iran v. U.S.A), Preliminary Objection, [1996] I.C.J Ref. 803 para. 51 (Oil Platforms Case); Legal Consequences of the Construction of Wall in the Occupied Palestinian Territory Advisory Opinion, I.C.J Ref. 2004, para. 139.

[13]Nicaragua Case para. 194.

[14] Stefan Talmon, Difficulties in assessing the illegality of the Turkish intervention in Syria https://gpil.jura.uni-bonn.de/2018/01/difficulties-assessing-illegality-turkish-intervention-syria/

[15] Ibid.

[16] Ian Brownlie, “International Law and The Use of Force By States” Clarendon Press 1963 f. 278.

[17]Nicaragua Case para. 186.

[18] Ashly Deeks, “Taming the Doctrine of pre-emption” in Weller, The Oxford Handbook of the Use of Force in International Law, OUP 2015 f. 662.

[19]Sapiro, The shiftingsands of self-defense, 97 AJIL, 599 2003 f. 600.

[20] Nuclear Weapons Advisory Opinion para. 41; Nicaragua Case para. 176 

[21]DapoAkande, Nuclear weapons, unclear law? Deciphering the Nuclear Weapons Advisory Opinion of the International Court, 68 BRIT. Y. OF INT’L L. (1997) f.208.

[22] Jasmine Moussa, Can jus ad bellum override jus in bello? Reaffirming the separation of the two bodies of law, INT’L REV’ OF THE RED CROSS, 872 (2008) f.976.

[23]Zeytin Dalı Harekatı: Güncel Afrin Son Durum Haritasıhttps://www.stratejikortak.com/2018/02/zeytin-dali-harekati-harita.html

[24] Syria strongly condemns Turkish aggression on Afrin https://sana.sy/en/?p=124986.

[25]Afrin’dendonenhesap http://intizar.web.tr/alintilar/haber/4042/afrinden-donen-hesap#.WozFToPFKpo

[26] Articles on Responsibility of the States for International Wrongful Acts, Article 25(1) (a).

[27] Ibid. art.25 (1) (b).