Liberalizimi i vizave dhe Masakra e Likoshanit

Publikuar në Mars 1, 2018, 12:43 a.m.

Sot  me 28 shkurt 2018 u bënë 20 vite përkujtimi për viktimat e pafajshme të Likoshanit . Për këtë rast u organizua Akademia Përkujtimore e  Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, Me rastin e këtij tubimi Presidenti Thaqi bëri këto komente:

Pas masakrës makabre, Kosova po nderohet me vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Cloude Juncker.

Më pastaj  presidenti Thaqi para mysafirëve deklaroi se : “Kjo sakrificë, rezistenca jonë për liri dhe pavarësi bënë që Kosova të fitojë përkrahjen e botës. Si shteti i ri duhet të bëjmë shumë për mirëqenien e qytetarëve tanë, dy dekada liri, një dekadë pavarësi”.

Në fund para të pranishmëve vendor dhe mysafirit presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Cloude Juncker, Thaqi nuk harroj të përmend edhe punën e sotme në zhvillim në Kuvendin e  Kosovës  të cilëve i urojë që të marrin  drejtimin e drejtë dhe të votojnë për liberalizimin e vizave dhe assesi për izolimin e vendit.